Një mungesë vëmendje nga ana e nënës për pak do t’i kushtonte shumë, po shumë! Fëmija ka rënë nga ballkoni i brendshëm i një pallati ndërsa e ëma ishte duke folur në telefon. Telekamerat e sigurisë kanë kapur imazhet e incidentit që fatmirësisht nuk u shoqërua nga pasoja tragjike për fëmijën.

Sic shihet edhe tek video mjaftuan disa sekonda që fëmija të lëshonte dorën e nënës për t’u varur tek ballkoni. Por ishin të bërtiturat e saj dhe kapja në mënyrë shumë të shpejtë që e shpëtuan nga fundi fatal. Ndihma i është dhënë edhe nga zotëria i cili e ka shtyrë fëmijën lart.

Ndërkaq nëna është akuzuar nga shumë persona edhe në rrjetet sociale për neglizhencë. Mendimi juaj? Është fajtore nëna në këtë rast?

Përfitojmë nga rasti t’ju rikujtojmë rëndësinë e të qënit vigjilent në cdo moment. Me fëmijët edhe sekonda mund të jetë fatale prandaj kujdes. Tregojuni të vëmendshëm si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Nëse informacioni ju duket i vlefshëm për sigurinë e fëmijës shpërndajeni atë tek miqtë tuaj.