Sipas spitalit “Bambino Gesu” në Romë i porsalinduri mund të vijë në jetë në peshën 2500-4500 gr. Sipas mjekëve të këtij spitali mesatarja është 3300 gr, normalisht me njëfarë diference mes një të porsalinduri djalë dhe vajzë. Djemtë kanë tendencën të peshojnë rreth 150 gr më tepër. I porsalinduri djalë nuk paraqet ndonjë diferencë në gjatësi krahasuar me një vajzë. Zakonisht gjatësia është 50 cm.

I porsalinduri, cfarë ndikon tek pesha dhe gjatësia?

Mjekët e spitalit shprehin se femija do të ketë një peshë dhe gjatësi që ndikohet edhe nga gjenet apo ambienti. Për shëmbull nëse nëna gjatë shtatzanisë konsumon duhan i porsalinduri ka rrezikon një peshë më të vogël në lindje. Rreth 2500 gr. Normalisht në ditët në vijim ajo peshë pëson edhe një rënie tjetër, atë fiziologjike.

Përse bebi bie nga pesha?

Sepse ai ka një defektim të shpeshtë të mekoniumit, humbje të lëngjeve si edhe sasia e qumështit ende nuk është rritur.

Me kalimin e javëve i porsalinduri do të rritet me rreth 20-30 gramë në ditë, përkatësisht me 140-210 gr në javë.  Në muajin e parë të jetës rritja edhe në gjatësi do të jetë e shpejtë. Do të vini re se i porsalinduri do të zgjatet me rreth 5 cm. beet e porsalindura shfaqen ndryshe nga ato më të rritua. Një bebe e sapo ardhur në jetë do të ketë kokë të madhe, gjymtyrët do të jenë të shkurtëra në krahasim me bustin. Në lëkurë me shumë mundësi do të ketë ende “vernix caseosa” që ka si qëllim të mbrojë lëkurën e fetusit. Gjithashtu tek koka e bebes do të gjenden fontanelat si edhe në lëkurë mund të ketë ende push. Këto të fundit pas lindjes do të fillojnë të bien.