Hemorroidet shkaktojnë diegie, dhe le të themi se në shtatzani janë një problem jo pak i rrallë. Lajmi i mirë që mund të ndajmë me ju është se mund të trajtohen dhe mbahen nën kontroll. Nga ana tjetër gjëja më e mirë që mund të bëni është normalisht t’i parandaloni hemorroidet!

Përse hemorroidet janë të shpeshta në shtatzani?

Edhe pse hemorroidet mund të shafqen në cdo moment të jetës, nënat e reja janë më të rrezikuarat. Sidomos duke nisur nga java e 28 e shtatzanisë, pra në fillimet e trimestrit të fundit.

Rritja e volumit të gjakut në zonën pelvike si edhe presioni i ushtruar nga uterusi me rritjen e bebit do të bëjë që venat në zonën e anusit të fryhen. Gjithashtu hemorroidet mund të jenë edhe një rrjedhojë e konsipacionit. Ky i fundit një problem jo pak i shpeshtë në shtatzani. nëse ju keni pasur probleme me hemorroidet para shtatzanisë me siguri do t’i keni edhe gjatë saj.

Si të parandalohen hemorroidet në shtatzani?

  • Sic e thamë kanë lidhje me konstipacionin prandaj evitoni këtë të fundit. Si ta bëni? Duke konsumuar ushqime të pasura me fibra. Fruta , perime. Këshillohen edhe avokadot. Shkoni menjëherë në tualet nëse keni nevojën për të defekuar, pra mos e lini për një moment tjetër pavarësisht asaj që jeni duke bërë. Konsumoni ushqime të pasura me vitamina në mënyrë që të mos keni deficenca. Suplementë të caktuar si për shembull hekuri shkaktojnë probleme në defekim.
  • Kryeni aktivitet fizik. Është shumë e rëndësishme ta bëni këtë edhe pas lindjes.
  • Pini mjaftueshëm lëngje në mënyrë që fecet të mos thahen. Në të kundërt ato do të krijojnë probleme duke qënë se është e vështirë të shtyhen jashtë organizmit.

Si mund të trajtohen hemorroidet gjatë shtatzanisë?

  • Kompresat e ftohta do të lehtësojnë dhimbjet pas një acarimi dhe gjakderdhjesh.
  • Bëni banjo të ngrohta dhe më pas e thani me kujdes zonën anale.
  • Nëse hemorroidet ju shkaktojnë dhimbje ndërsa uleni, vendosni jastëk. Kjo do të bëjë që të ulet presioni i ushtruar.
  • Soda bikarbonat do të lehtësojë kruajtjet.
  • Përdorni edhe vajin e kokosit organik. Ai do të reduktojë dhimbjet dhe inflamaciomin. Po ashtu edhe aloe vera puro, pra pa kimikate dhe aroma të shtuara.
  • Aplikoni akupunkturën.
  • Pastroni disa herë gjatë ditës zonën anale. Edhe në këtë rast higjena ka ndikim të madh në trajtim.

Konsultohuni me mjekun tuaj për të marrë edhe medikament të posacëm nëse nevojitet.