Kopesht

Dërgimi i fëmijës në kopësht mund të bëhet në momentin që ai është gati por edhe në momentin që prindërit e shikojnë të arsyeshme. Kjo nisur nga nevojat e fëmijës për të shkuar në punë.

Dërgimi në kopësht, avantazhet

  • Fëmija fiton aftësi më të mira sociale si edhe emocionale

Në kopësht fëmija ndërvepron me fëmijë të tjerë si edhe me stafin e institucionit. Dhe dnërveprimi me ta do ta bëjë të përjetojë emocione të ndryshme në momente të ndryshme. kështu ai përmirëson ndjeshëm mënyrën si përballet me emocione të caktuara.

  • Fëmija në kopësht fiton edhe aftësi më të mira njohëse

Duke ndërvepruar me të tjerët ai fiton aftësi më të mira njohëse në lidhje me mjedisin që e rrethon. Sipas studimeve përfitimet e të shkuarit në kopësht vihen re edhe tek shëndeti. Ekspertët tregojnë se ata do të kenë një peshë trupore më të mirë, pra në normat e lejuara për moshën dhe gjatësinë.

  • Fëmija në kopësht merr një edukim më të mirë

Ata fitojnë njohuri më të mira në lidhje me matematikën, artin, muzikën etj.

  • Fëmijët që shkojnë në kopësht janë koherentë me bashkëmoshatarët e tyre

Një fëmijë që nuk ka shkuar në kopësht zakonisht ka vështirësi në përshtatjen me bashkëmoshatarët në shkollë.

Fëmija në kopësht, disavantazhet

  • Paraqiten vështirësi për fëmijët me probleme në zhvillim nese ai shkon ne kopesht

Kjo pasi jo cdo institucion ka një program të përcaktuar për t’ju përshtatur fëmijëve me një problem të caktuar. Dhe këtu i referohemie dhe fëmijevë me autizëm. Këta të fundit në kopësht do të marrin një mbi stimulim në krahasim me adtësitë e tyre ndërvepruese.

  • Shpesh në kopësht i kushtohet më tepër rëndësi mësimdhënies

Në ditët e sotme niveli i mësimdhënies në kopësht është gati i njëjtë me atë të klasës së parë. Dhe fëmijët që nuk kanë ende aftësitë e duhura për të ndjekur klasën mund të ndihen nën presion. Pra në kopësht fëmija duhet të kalojë kohën edhe me argëtim. Prandaj zgjidheni me kujdes strukturën ku do ta dërgoni.