Të dhënat e reja vijnë nga shkenca greke. Sipas lajmeve të BBC pikërisht në territorin Helen ka lindur një fëmijë i ngjizur nga 3 prindër. I vogli ka ADN e tyre dhe kjo ka ndodhur si një mënyrë për të mposhtur problemet e mundshme të fertilitetit tek nëna. Metoda që u përdor sigurish rezultoi e suksesshme dhe bëri të mundur ngjizjen e fetusit me 3 ADN.

Cila metodë u përdor për të ngjizur me 3 ADN?

Sipas asaj që reporton BBC kjo metodë më herët është përdorur  për parandalimin e lindjes së një fëmije me probleme të trashëgueshme. Kryesisht me probleme në mitokondri.

Theksojmë se edhe në të kaluarën kanë lindur fëmijë me 3 ADN. Kjo ka ndodhur në Meksikë dhe Ukrainë. Ndërsa kësaj radhe mjekët menduan ta përdornin për të rregulluar problemet e infertilitetit.

Kjo metodë është kryer duke bërë ngjizjen e fëmijës me ADN e nënës me probleme fertiliteti tek një nënë dhuruese. Kështu embrioni do të jetë gati më pas për implantim.

Dhe tashmë kemi në jetë një bebe që peshon 2.9 kg. që gëzon shëndet të plotë dhe ka 3 ADN. Gruaja së cilës i është praktikuar metoda është në moshën 32 vjecare   dhe është operuar më herët 2 herë për endometriozë.

Ndërkaq ajo i ishte nënshtruar më herët edhe 4 cikleve të farëzimit artificial të cilat nuk kanë rezultuar të jenë pozitive. Pra ajo ka mundur të jetë nënë vetëm falë metodës se ngjizjes së fëmijës me 3 ADN.