Grip

Duke qënë se jemi në një sezon virozash për shumë nëna gjidhënëse gripi mund të kthehet në një shqetësim. Edhe në redaksinë tonë vijnë cdo ditë pothuajse mesazhe të ndryshme ku pyetja është:

A përbën problem fakti që jam me grip dhe ushqej fëmijën me gji?

Sipas ekspertëve gjidhënia duhet të vazhdojë normalisht edhe nësa nëna është me grip. Qëmështi i gjirit ofron mbrojtje për fëmijën kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes, gripit etj. Dhe nëse nëna preket pre gripit duhet të vazhdojë ushqyerjen me gji.

Kjo mund të vazhdojë të bëhet edhe nëse nëna është duke marrë medikamente të këshilluara nga mjeku për të trajtuar simptomat e gripit. Kështu fëmija do të mbrohet edhe kundër infeksionit që trupi i nënës po lufton.

A reduktohet sasia e qumështi ndërsa nëna është me grip?

Po, vihet re një rënie e kësaj sasie por që normalizohet pasi nëna kalon gripin. Gjatë kohës që nëna është e sëmurë krahas pirjes së fëmijës mund të stimulojë gjirin edhe përmes pompimit të shpeshtë si edhe ushqyerjes së shëndetshme.

A mund të ushqejë me gji nëse nëna ka temperaturë?

Po, nëna mund të ushqejë me gji nëse ka temperaturë, dhimbje barku, dhimbje fyti, mastit etj.