Dafines

Gjethja e dafinës njihet për vetitë e saj kurative ndaj kollës dhe gazrave të barkut jo vetëm tek të rriturit por edhe tek fëmijët. Ju mund të përgatisni një caj me gjethet e dafines si më poshtë.

Caj me gjethet e dafines

Zieni 1 gjethe te dafines me një filxhan të madh ujë. Ky duhet të jetë raporti. Dhe këtë caj mund ta përzieni edhe me mjaltë nëse fëmija është mbi 12 muajsh. Caji është gati kur lëngu të ketë marrë ngjyrë jeshile.

Ja jepni fëmijës ta pijë 2-3 herë në ditë të ngrohtë. Do ta ndihmojë atë për të qetësuar kollën si edhe për të nxjerrë gazrat e barkut. Mjaft efektiv kryesisht për kollën e thatë.

Femija ka kollë me sekrecione? Lexoni edhe “Shurupi i qepës si trajtues natyral kundër kollës”.

Klikoni foton per te marre receten e shurupit me qepe kunder kolles

 

Nëse keni dëgjuar më herët për medikamentin “Gripe Water” caji i dafinës do të ketë të njëjtin efekt duke qënë se edhe përbërjen e kanë të ngjashme. Madje preferohet të quhet “Gripe Water në kushte shtëpie”.

 

Keni pyetje? E shkruani atë në zonën e komenteve poshtë reklamave.