Thithja e gishtit është dicka që fëmijët e bejnë shumë shpesh por për prindërit kjo kthehet në një shqetësim. Përse? Kryesisht sepse ju duket jo higjenike dhe jo etike, dhe sigurisht ndikon ne zhvillimin e gojes.

Fillimisht le të kuptojmë përse bebat thithin gishtin e tyre tregues?

Vogëlushët kanë një refleks të lindur që është ai i thithjes. Kjo i ndihmon ata të thithin edhe gjirin menjëherë pas lindjes. Nga ana tjetër thithja i ndihmon ata jo vetëm të ushqehen por edhe të qetësohen, të fitojnë siguri.

Kështu në jo pak raste do të shohim vogëlushë që thithin qetësisht gishtin e tyre tregues edhe në moshë më të madhe. Zakonisht ky është një veprim që i ndihmon ata të ndihen të qetë në situata stresuese.

Gjithashtu bebet e thithin gishtin edhe nëse ndihen të lodhur, të urritur, të mërzitur, të sëmurë apo nëse ka dicka që nuk shkon.

Kur fillojnë bebat të thithin gishtin tregues?

E besoni ose jo ata fillojnë ta bëjnë si veprim duke filluar nga java e 29 e shtatzanisë. Pas lindjes mund ta bëjnë këtë në cdo moment gjatë tremujorit të parë të jetës.

Është ky një veprim i keq? Që duhet të bëjë prindërit të shqetësohen?

Thithja e gishtit kthehet në një problem nëse:

  • Bëhet në mënyrë intensive. Për ta kuptuar sa intensive është thithja ju duhet të përpiqeni qetësisht të tërhiqni gishtin nga goja e fëmijës. nëse gishti del pa problem atëherë thithja është pasive. Nëse duhet përpjekje për ta nxjerrë jashtë atëherë kjo është thithje aktive. Dhe sigurisht ka efektet e saj negative.
  • Thithja e gishtit ndikon edhe nëse vazhdohet për një kohë të gjatë. Nëse kryhet përtej moshës 4 vjecare atëherë problemet në zhvillimin e dhembëve do të jenë të dukshme.

Si ta ndaloni thithjen e gishtit?

  • Duke kuptuar përse fëmija e bën këtë. Nëse e bën nga uria duhet t’ja përshpejtoni vaktin, nëse e bën nga stresi duhet të përpiqeni ta qetësoni e me radhë.
  • I kujtoni vazhdimisht se nuk duhet ta bëjë.
  • I tërhiqni vëmendjen me dicka tjetër. Në momentin që e kuptoni se ai/ajo po e heq gishtin nga goja mund t’i tregoni dicka apo të bëni një veprim që do t’i tërheqë vëmendjen.
  • Përdorni një cuco. Kjo do të vijë në ndihmë dhe më pas do të jetë më e lehtë për ta braktisur si zakon.
Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × 4 =