Sipas mjekut gjinekolog Elton Peci per nje shtatzani cdo grua duhet te dije se informacionin më poshtë:

Cfarë nënkuptojmë me shtatzani me rrezik të lartë?

Shtatzania është me rrezik të lartë kur situata apo probleme të caktuara mjekësore vendosin nënën dhe/ose bebin përballë një mundësie më të lartë se e zakonshmja për probleme shëndetësore ose lindje parakohe.

Cilat janë situatat kur shtatzania konsiderohet me rrezik të lartë?

Shtatzania e një gruaje konsiderohet me rrezik nëse:

  • Ka moshë nën 17 vjece dhe mbi 35 vjec;
  • Ka qënë mbi ose nën peshë para së të ngelej shtatzanë;
  • Nëse gruaja ka shtatzani multiple, pra pret më shumë se një fëmijë;
  • Ka tension të lartë të gjakut, diabet ose problem tjetër shëndetësor;
  • Ka pasur probleme me shtatzanitë e kaluara. Si për shembull ka bërë lindje të parakohshme, ka lindur fëmijë me anomali ose ka humbur fetusin gjatë shtatzanisë;
  • Shtatzania është me rrezik të lartë nëse gruaja është konsumatore e duhanit, alkoolit ose drogës.

Cfarë këshillon mjeku gjinekolog Elton Peci në rastet e shtatzanive me rrezik të lartë?

  • Të ndiqet me rreptësi cdo rekomandim i mjekut dhe specialistëve të tjerë që ndjekin problemin;
  • Këshillohet të ndiqet një dietë e shëndetshme;
  • Këshillohet që gruaja të ketë kujdes me shtimin në peshë;
  • Kujdes me menaxhimin e stresit;
  • Mbrohuni nga infeksionet duke respektuar rregullat e higjenës.