Fëmijët që flejnë më pak nga sa duhet sigurisht që do të kenë edhe probleme, njësoj si edhe të rriturit. Nëse vogëlushi nuk plotëson orët e duhura atëherë simptomat do të jenë si më poshtë.

Pasojat që vihen re tek fëmijët që flejnë pak

  • Irritohen shpejt. fëmijët që flejnë pak janë shpesh me humor të keq, qajnë dhe bërtasin edhe pa asnjë arsye.
  • Zakonisht fëmijët që flejnë pak janë edhe hiperaktivë.
  • Nëse fëmija nuk fle si duhet mund të kenë edhe mungëse dëshire për të luajtur dhe për t’u aktivizuar me fëmijët e tjerë.
  • Mund të vihen re edhe probleme me memorien. Fëmijët që nuk plotësojnë orët e gjumit shfaqin probleme edhe në të mbajturin mend.
  • Fëmija mund të ketë edhe edhe mungesë interesi në lidhje me gjërat që më parë bënte me dëshirë.
  • Nëse vogëlushi nuk fle si duhet atëherë edhe rendimenti në shkollë do të bjerë. Me siguri do të marrë nota të këqija dhe do të ketë probleme me memorien.
  • Edhe dhimbja e kokës është një problem i mundshëm. Kjo mund të ndodhë në disa momente gjatë ditës dhe do të ndikojë në aktivitetet e përditshme.
  • Nëse fëmija nuk fle si duhet edhe reflekset do të pakësohen. Që do të thotë aftësitë motorike do të reduktohen.
  • Sistemi imunitar do të dobësohet si pasojë e mungesës së gjumit.
  • Fëmija që fle më pak do të ketë edhe një rritje më të ngadaltë. Pa plotësuar orët e nevojshme për gjumë nuk do të mundësohet zhvillimi korrekt.