Fetusi mund të lindë pa jetë për disa arsye dhe gjinekologu është në gjendje ta kuptojë që në shtatzani.

Fetusi mund të lindë pa jetë si pasojë e problemeve të mëposhtme:

  • Shtatzania jashtë mitre. Fetusi në këtë rast nuk do të vijë në jetë pasi shtatzania duhet të ndërpritet. Mjeku vendos kështu pasi veza e ngjizur implantohet jashtë mureve të mitrës.
  • Fetusi mund të mos vijë në jetë edhe si pasojë e shtatzanisë kimike apo molare. Ky është një problem që lind kur veza nuk arrin të implantohet në uterus.
  • Një tjetër arsye përse nuk do të kemi një fetus që do te vijë në jetë ështe edhe prania e qeses bosh. Pra shtatzania ndalon së zhvilluari në momentin që formohet qesja.
  • Mjeku konstaton se fetusi nuk do të vijë në jetë edhe kur rrahjet e zemrës kanë ndaluar.
  • Ndërsa vëren se fetusi ka anomali të rënda të cilat do ta bëjnë të pamundur mbijetesën.
  • Nëse fetusi vjen në jetë shumë shumë herët dhe mbijetesa nuk është e mundur.

Dhe mjeku do të përcaktojë se femija mund të lindë pa jetë kur:

  • Kur qesja nuk ka embrion. Është vetëm ajo me një diametër 25 mm ose më shumë.
  • Në rastet kur kemi fetus pa rrahje zemre.
  • Kur kemi një qese gestacionale pa vezë. Gjë që vërehet në ekografi. Në këtë rast pritet edhe 2 javë për të parë nëse do të kemi në vijim një fetus me rrahje zemre.
  • Në rastet kur kemi një qese gestacionale me një veze brenda por pas 11 ditësh nuk kemi embrion me rrahje zemre.

Keni një pyetje apo shqetësim? E shkruani më poshtë në zonën e komenteve dhe do të kontaktoheni shumë shpejt nga stafi ynë.