Gjuha e trupit te femijes, fakte interesante!

Ju ndoshta keni kaluar shumë kohë duke u përpjekur të kuptoni domethënien e levizjeve të fëmijës. Se cfarë nënkuptojnë. Dhe ndoshta ende keni dicka që e keni të paqartë, prandaj faktet e meposhtme ndoshta do t’ju ndihmojnë.

Gjuha e trupit të fëmijës, si ta kuptojmë?

  • Përthyerja e gjunjëve dhe përplasja e këmbëve. Zakonisht ndodh kur fëmija është i gëzuar. I lëviz me shpejtësi të madhe këmbët e ndoshta këtë gjë e keni vënë re më shpesh gjatë momentit të banjos.
  • Harkosja e shpinës. E nidhmon fëmijën të qetësohet, të relaksohet. Por nëse kjo ndodh ndërsa jeni duke e ushqyer mund të jetë shenjë e refluksit.
  • Përplasja e kokës. Disa fëmijë e përplasin pas krevatit ose pas tokës. Kjo ndodh zakonisht në rastet kur fëmija është i irrituar apo ka dhimbje. Mos e injoroni këtë shenjë por flisni me mjekun për të bërë ekzaminim e për të parë nga se shkaktohet.
  • Tërheqja e veshëve. Këtë veprim fëmija e bën në rastet kur ka një shqetësim tek veshët. Gjithashtu mund t’i tërheqë edhe në momentet kur janë duke i dalë dhëmbët. E madje edhe gjatë një infeksioni në këtë organ.
  • Forcimi i grushave. Këtë fëmija e bënkur ka uri ose kur ka stres. Në momentin që ka uri fillon të tendoset dhe më pas forcojë duart.
  • Ngritja lart e gjunjëve. Kjo zakonisht lidhet me një shqetësim që mund të ketë në tretje. Nëse ka gazra, konstipacion edhe dhimbje barku.
  • Hapja e menjëhershme e krahëve. Zakonisht këtë fëmija e bën në rastet kur degjon një zhurmë apo shikon papritur një dritë të fortë.

femije femije femije

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × 3 =