Femije

Kam një siklet aq të madh kur shkoj në parqet e lojrave sa nuk di nga t`ja nis. Është një stres i përzier me inat dhe keqardhje. Ndihem e rrezikuar çdo moment. Rrezikun e kam nga më i madhi deri tek më i vogli. Nëse nuk i qendroj gjysem metri pranë fëmijës tim, ai mund të pësojë shumë gjëra.

 

Ja parku. Në njërën anë ndodhet gjysëm globi ku fëmjët futen brenda. Sapo dikush afrohej, një djal i vogël sigurohej t`i hidhte një grusht plot me rërë. Le t`i binte në kokë, gojë apo kudo, kjo për vogëlushin nuk bënte problem, por as për nënën e tij e cila nuk jepte asnjë sinjal. Ndoshta ajo kishte lexuar manualin “Si të rrisim fëmijë në xhungël”.

E marr nga kjo anë dhe e çoj të lisharsi. Po qëndronim aty, po prisnim radhën, kur një fëmijë vjen dhe godet fort fëmijën tim.

Nëna e tij i vinte nga pas, dhe vetëm thoshte jo, ndërsa ai vazhdonte. Ajo nuk e largoi, nuk kërkoi ndjesë ashtu si nëna e manualit të xhunglës më parë. Shkuam të rrëshqitësja. Hipëm shkallët dhe u ngjitëm lart kur një femij donte të kalonte e para, nuk i pritej, bërtiste.

Ikëm te rëra të luanim me kovë. Një djalë i vogël vjen dhe merr me të shpejtë lopatën tone. Ikën më pas tek këmbët e nënës së vetë. Ajo fliste në telefon dhe nuk e prishi terezinë. E lashë se fëmijë fundja, ndoshta dhe im bir do e bëjë një ditë. Ndoshta. Luajtëm dhe prisnim të hiqte celularin nga veshi, por jo.

Lopata është e imja vogëlush. Shko merr celularin e mamit bëje si lopatë! 

Ika nga ai vend i frikshëm. Ok, e di jam nënë për herë të parë, dua të bëj maksimumin për fëmijën tim. Po e di, bota është e egër dhe duhet t`i mësojmë fëmijët të jenë të zotë. Por nuk kuptoj pse i mësoni fëmijët të godasin pa arsye. Si nuk kanë pak empati? Si nuk dinë të kërkojnë më fal? Mama dhe baba përveç manualit të xhunglës merrni dhe një libër magjik, atë të edukatës dhe fjalëve qytetare!

Artikull i shkruar nga socologia Marsida Simo!

Per me teper informacione ju ftojme te na ndiqni edhe ne faqen tone te Instgram si edhe Facebook.

Artikuj te tjere te sociologes:

Eksperiment me nje nene shtepiake! Cfare ndodh ne te vertete brenda mureve ku jeton?

 

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

3 × one =