Vaksinat kohët e fundit janë kthyer në një objekt shqetësimi për shumë familje edhe në vendin tonë. Kjo për shkak të keqinformimit dhe deformimit të fakteve jo të provuara shkencërisht që individë të ndryshëm kanë publikuar.

Cfarë ka mjeku Richard N. Fogoros për të thënë?

Richard N. Fogoros

Theksojmë se Fogoros është një mjek kardiolog në spitalin “Allegheny General Hospital” si edhe profesor në Universitetin e Pittsburgh.  Ai konkterisht shprehet në lidhje me përbërësit e vaksinave:

“Duhet të dini se vaksinat nuk përmbajnë toksina. Të gjithë prindërit duhet të dinë se cfarë përbërësish kanë vaksinat dhe cili është ndikimi në organizëm. Mbi të gjitha shpesh përdoret në mënyrë të gabuar fjala kimikate. Është gabim t’i referohemi këtyre të fundit si toksina. Pasi kimikat është dicka e përbërë nga hidrogjeni apo karboni. Ndërsa toksinat janë helmuese për njerëzit, jo të gjithë kimikatet janë toksike. Në sasi të vogla ato janë të padëmshme. Mund të kthehen në toksina vetëm në rast tejkalimi të dozës.

Për shembull uji është Monoksid Dihidrogjeni. Nëse merret në sasi të larta ose minimale rrezikohet shëndeti i njeriut. Nëse merret në sasinë e duhur cdo gjë shkon si duhet. Prandaj duhet të dini se përbërësit e vaksinave janë të sigurt.”

Perberesit qe gjenden tek vaksinat

  • Mërkuri. Disa nga vaksinat që merr fëmija përmbanin këtë element. Kohët e fundit është hequr nga të gjitha vaksinat përvec të gripit dhe tetanozit. Gjithsesi duhet të dini se mërkuri që ndodhet tek vaksinat është etilmërkur dhe jo metilmërkur (helmues). Ky i fundit gjendet tek peshku ton. Etilmërkuri procesohet shumë shpejt nga trupi i njeriut.
  • Një tjetër element që përmbajnë vaksinat. Kripërat e aluminit shtohen shpesh ne to në mënyrë që të jenë më efektive. Kështu edhe imunizimi do të ndodhë më mirë. Ashtu edhe si etilmërkuri, alumini që gjendet tek vaksinat procesohet shumë shpejt nga trupi dhe sasia ështe e vogël. Ndërkaq duhet të dini se edhe tek qumështi i gjirit apo formulës ka kripëra alumini.
  • Në disa raste përdoren në procesin e prodhimit të vaksinave për të caktivizuar viruset ose toksinat. Kështu ato do të jenë të sigurta në përdorim. Pothuajse të gjithë formaldehidet janë hequr në momentin që vaksinat kryhen, megjithatë mund të ngelen gjurmë. Për më tepër duhet të dini se formaldehidi është një substancë që gjendet edhe në mjedis në sasi shumë herë më të larta se ajo gjurmë që mund të ngelen tek vaksinat.

Jeni dakord me mjekun? I keni vaksinuar femijet?

Komentoni poshte reklamave.

Komentoni poshte reklamave