Ndodh rrallë që një foshnjë të lindë me dhëmbë. Zakonisht nuk janë më tepër se 3 dhe probabiliteti është i njëjtë si për vajzat edhe për djemtë.

A mund të shfaqen probleme tek fëmija nëse lind me dhëmbë?

Po, mund të ketë disa probleme të caktuara. Konkretisht:

  • Fëmija nëse lind me dhëmbë mund të ketë vështirësi në kapjen e gjirit apo thithit të biberonit.
  • Fëmija do të ketë probleme edhe në rritje duke qënë se do të ketë një ushqyerje jo të mirë. pra dhëmbët e shfaqur që në lindje ndikojnë edhe në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës.
  • I vogli mund të ndiejë siklet dhe dhimbje duke qënë se xhinxhivat do të jenë të acaruara.
  • Gjidhënia do të jetë e vështirë duke qënë se foshnja do të kafshojë thithat me dhëmbë.
  • Ekziston mundësia që fëmija të rrezikohet nga mbytja duke qënë se një nga dhëmbët mund të bjerë.

Si mund të hiqen dhëmbët e lindjes?

  • Dhëmbët mund të hiqen me anën e kirurgjisë. Kjo duhet kryer të paktën 10 ditë pas lindjes duke qënë se fëmija duhet të ketë filluar të prodhojë vitaminën K. në këtë mënyrë do të ketë mundësi që gjaku të koagulojë. E rëndësishme në këtë rast është të parandalohet hemorragjia. Zakonisht fëmijës i jepet edhe suplement vitamine K para ndërhyrjes.
  • Heqja e dhëmbëve të lindjes. Operacioni vazhdon të kryhet nën efektin e anestezisë lokale.
  • Periudha post-operative. Më shumë vitaminë K injektohet tek fëmija. Ndiqet me kujdes në javët në vazhdim.

 

Per me shume rreth ushqyerjes se femijes ndiqni PlasmonAlbania