Fëmija zakonisht fillon të koordinojë lëvizjet e tij si edhe të tonifikojë muskujt gjatë vitit të parë të jetës. Mëson  të qëndrojë ulur, të rrotullohet si edhe të zvarritet. Bebat zakonisht fillojnë të qëndrojnë në këmbë duke u kapur pas një sendi rreth muajit të 9. Por mund të ndodhë që fëmija të fillojë të ecë edhe pikërisht në intervalin 9-12 muajsh.

Po nëse fëmija vonon të hedhë hapat e parë a duhet të shqetësoheni?

Aspak! Sepse jo të gjithë fëmijët fillojnë të ecin në këtë moshë. Disa prej tyre e bëjnë këtë edhe rreth muajit 16-17 të jetës. Kjo është tepër normale.

Nëse fëmija juaj nuk ka qënë shumë i aftë të rrotullohet apo zvarritet me siguri do të vonojë edhe në hedhjen e hapave të parë. Ju duhet të fokusoheni në aftësitë e përgjithshme që fëmija është duke fituar. Pra nëse zhvillimi është normal atëherë nuk ka vend për shqetësime nëse po vonon të ecë pa ndihmën tuaj. Vetëm nëse fëmija është mbi 18 muajsh dhe ende nuk është duke ecur duhet të konsultoheni menjë mjek. Në këtë rast ai duhet të bëjë edhe vlerësimin gjuhësor. Social si edhe të aftësive motorrike që fëmija ka zhvilluar.

Për cdo problem nuk duhet të harroni se diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm është shumë i rëndëssihëm.