Cështja e lemzës së fetusit është pak e njohur nga nënat dhe shpesh shkakton konfuzion.

Atëherë njihuni më mirë me të, mësoni se cfarë e shkakton!

Lemza e fetusit brenda barkut të nënës në shtatzani nuk duhet të përbëjëë motiv alarmi, është dicka normale që mund të zgjasë disa minuta deri në gjysëm ore. Duhet të dini se nuk shkakton asnjë shqetësim tek fëmija dhe akoma më mirë, disa specialistë e konsiderojnë si një shenjë jete.

Kjo ndodh duke qënë se disa organe të bebes nuk janë ende të zhvilluara mirë dhe për pasojë kontraktimi i diafragmës provokon lemzën. Pra nëpërmjet lemzës diafragma përgatitet të funksionojë edhe jashtë barkut të nënës.

Në barkun e nënës mushkëritë e bebit marrin lëng amniotik dhe nga hyrja dhe dalja e tij krijohet kontraksioni i mushkërive.

Kur ndjehet nga nëna?

Qartësisht perceptohet gjatë trimestrit të tretë të shtatzanisë por mund të ndodhë që të njihet edhe në fazat e hershme të shtatzanisë.

Si e kupton nëna?

Gjatë lemzës së bebit nëna ndien disa rrahje ritmike dhe konstante pra në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të kuptoni kur bëhet fjalë për lemzën dhe kur për lëvizjet e bebit.

Cfarë funksionesh ka?

  • Përgatit bebin për të marrë frymë lirisht pasi ka dalë nga barku , pra thamë më lart se diafragma (që është një muskul) mëson të funksionojë si duhet edhe për jetën jashtë uterusit;
  • Lidhet edhe me zhvillimin e sistemit nervor të bebit;
  • Lidhet edhe me ushtrimin e aftësive motorrike, sidomos me atë të gëlltitjes dhe thithjes. Kështu me përsosjen e këtyre aftësive do të pengohet futja e qumështit në mushkëri pas lindjes;
  • Kontraksionet e gjeneruara nga diafragma kanë rëndësi të madhe edhe në rregullimin e frekuencës kardiake të fëmijës.

 

Facebook Comments