Ju duket e vështirë? Dmth, të arrini të bindni fëmijën të veprojë sipas asaj që ju i propozoni? Epo sipas ekspertëve të edukimit, mjafton të përdorni frazën e duhur. Për të kthyer gjithë situatën në favorin tuaj.

Edukimi, 6 frazat që do ta bëjnë të voglin më të bindur!

  • Mund të bërtasësh sa të dëshirosh, por diku tjetër!

Nëse fëmija nuk pranon të qetësohet mund t’i thoni thjesht se do ta dëgjoni sapo të fillojë të flasë qetësisht, pa të bërtitura. Ose në të kundërt mund të shkojë të ulërasë diku tjetër pa problem.

  • Për fëmijët që duan të blejnë cdo gjë që shikojnë “Ok ta ble, por më jep lekët e tua”

Ky rregull duhet të përdoret shpesh dhe me bindje nga ana e prindërve. Ndërkaq duhet ta sqaroni se ju përket vetëm juve të vendosni si do të shpenzohen paratë e familjes. Kështu argument zhvendoset tek të ardhurat dhe jo tek fakti që nuk do t’i blini dicka. Në të ardhmen do të bëhet edhe më i përgjegjshëm në lidhje me shpenzimet.

  • Provo të kërkosh dicka me edukatë! Faleminderit…

Nëse një fëmijë bërtet me të madhe me siguri po përpiqet të tërheqë vëmendjen tuaj! Dhe mos ju bindni, jo derisa të mësojë të kërkojë gjërat si duhet. Me ton të qetë dhe si një bisedë normale!

  • Dëshiron të qëndrosh me mamin? Epo ndihmoje!

Të gjithave na ka ndodhur që në mes të pastrimit apo gatimit fëmija të dëshirojë të qëndrojë me ne. Epo në këtë rast ekspertët këshillojnë që fëmijës t’i propozohet të japë ndihmën për të qëndruar me mamin. Ndryshe mund të shkojë të luajë në dhomën e vet. Kështu ai nuk do të ndihet i refuzuar por do të ketë mundësinë të zgjedhë se cfarë do të bëjë.

  • Pas orës 21:30 nuk mund të bëhet asnjë aktivitet!

Ndoshta nëse i thoni se duhet të shkojë të flejë nuk do të bindet. Atëherë mund të provoni mënyrën tjetër. Mjëket tregojnë se prindërit dhe fëmijët nuk duhet të bëjnë asnjë aktivitet pas orës 21:00!

  • Njëherë ti njëherë vëllai!

Mund të ndodhë që njëherë vëllai të marrë copën më të madhe të tortës. Herën tjetër e ke radhën ti. Kështu është jeta!

 

Pra fëmijës i duhet shpjeguar me qetësi gjithcka dhe mbi të gjitha mos prisni ndryshim apo bindje që ditën e parë. Cdo ndryshim kërkon kohë, ju mos u dorëzoni. Por e themi me bindje se me frazat e mësipërme do të arrini të bindni fëmijën në shumë situata të vështira kapriciosh.