Është aprovuar një terapi e re gjenetike që lufton tumorin në gjak. Quhen T-Car këto terapi të reja dhe janë aprovuar për të luftuar disa forma të tumorit të gjakut, dhe si terapi ushqen shpresa të mëdha. Fatkeqsisht fëmijët e prekur nga tumori në gjak janë të shumtë edhe pse në më të shumtën e rasteve terapia rezulton të jetë me sukses.

Në shumë vende, si për shembull Italia, numri i rasteve ka qënë duke u shtuar nëse e krahasojmë me vendet e  tjera të Europës, ndërsa në vendin tonë deri në vitin 2011 kanë qënë diagnostikuar 70 fëmijë me kancer nga të cilët 40 me leucemi, pra me kancerin e gjakut. Sipas një raporti tjetër 2% e të prekurve me leucemi në vendin tonë janë fëmijë. Këto të dhëna kemi deri në vitin 2011.

Sipas të dhënave, në botë më tepër nga kanceri në gjak janë të prekur adoleshentët.

Trajtimi dhe rikuperimi

Në shumë vende të botës shumica e rasteve rezulton të jetë me trajtim efikas, por në rastet më agresive % e rikuperimit është tepër e vogël. E megjithatë në lidhje me këtë janë ende duke u bërë kërkime.

në vende të ndryshme të botës operojnë organizata të cilat merren me mbështetjen e prindërve si edhe vetë fëmiëve të prekur, të cilët përfshijnë shumë fëmijë në organizimet e tyre inkurajuese ndaj të sëmurëve.

Lufta kundër kancerit që ata fëmijë bëjnë cdo ditë mbështetet fuqishëm nga këto fushata inkurajuese.

Facebook Comments