Ndoshta nuk duket shumë e vërtetë por edhe me fëmijën e dytë dyshimet dhe paqartësitë janë të mëdha.

Kur duhet bërë?

Ky është dyshimi i parë që shpesh fillon të lindë në kokën e prindërve. Përgjithësisht gjëja më e mirë që duhet bërë është të ndiqet instikti, dhe nëse e keni edhe dëshirën edhe mundësinë përse të mos e bëni?

Si do të jetë shtatzania e re?

Edhe kjo është normale si pyetje që mund t’ju vijë ndër mend. Nëse me shtatzaninë e parë nuk kanë pasur probleme mendojnë si do të jetë kësaj radhe dhe anasjelltas. Në këtë rast gjëja më e mirë që mund të bëni është të shijoni shtatzaninë ditë pas dite pasi është normale që nuk do të jetë njësoj me të parën.

Si do të reagojë fëmija më i madh?

Mendimi i parë në këtë rast është nëse do të krijohet xhelozi mes fëmijëve? Ju këshillojmë t’i kushtoni shumë rëndësi dhe ta përfshini shumë fëmijën e madh në ato që bëni me të voglin që të mos keni probleme të tilla.

Do të jemi në gjendje të jemi prindër të mirë për të dy fëmijët?

Do të kemi mundësi të plotësojmë cdo gjë që ata duan në vazhdim? Do të jemi në gjendje të kuptojmë cfarë ka që qan, cfarë duhet të hajë në cdo vakt, do të jemi në gjendje të kuptojmë përse qan, nëse është duke u rritur si duhet?

Dhe mbani mend se…

Nuk ka rëndësi sasia, poor cilësia e kohës që kaloni me fëmijën!

Facebook Comments