Gjatë shtatzanisë është normale që ju të filloni t’i flisni dhe t’i këndoni fëmijës. Por është edhe shumë normale që ju të filloni të mendoni “a më dëgjon fëmija?”

Po! Mundet t’ju dëgjojë

Fëmija dëgjon në barkun e nënës duke filluar nga java e 24 e shtatzanisë. Sipas studieve fetusi është në gjendje të kthejë kokën për t’ju përgjigjur një zëri apo zhurme që vjen nga jashtë barkut. Zëri që fëmija dëgjon më qartë ndërsa është në barkun tuaj është pikërisht zëri juaj. Arsyeja është e thjeshtë. Ndërsa të gjithë tingujt e tjerë fëmijës në barkun tuaj i transmetohen përmes ajrit, zëri juaj transmetohet përmes trupit dhe kockave tuaja.

Në momentin që fëmija dëgjon zërin tuaj nënë, do të ketë një rritje të rrahjeve të zemrës. Prandaj ju duhet t’i flisni fëmijës dhe t’i lexoni libra apo t’i këndoni ninulla.

A e njeh fëmija zërin tuaj pas lindjes?

Ndërsa dëgjon zërin tuaj vazhdimisht gjatë shtatzanisë, fëmija është në gjendje të njohë zërin dhe ato që ju i thoni edhe pas lindjes. Ndërkaq duhet të tregojmë se studimet kanë demonstruar se zhurmat dhe muzika e lartë nuk ka asnjë ndikim negativ tek zhvillimi i dëgjimit të fëmijës. Megjithatë, evitoni ekspozimin në zhurma të mëdha përgjatë një kohe të gjatë. Pra nëse punoni në një restorant për 8 orë shmangiuni asaj pune.