Së pari duhet të theksojmë se epidurali aplikohet sa herë nëna e kërkon. Dhe normalisht nëse spitali e mundëson. Mjeku e aprovon aplikimin e tij nëse nuk ka asnjë efekt negativ në rastin që po trajtohet.

Në këtë rast epidurali aplikohet menjëherë mjafton që nëna të jetë hapur në zonën vaginale 3-4 cm.

Por epidurali mund të aplikohet jo vetëm për të qetësuar dhimbjet e lindjes. Në disa raste sipas mjekëve mund të aplikohet edhe për të qetësuar nënën. Në momentin që kjo e fundit merrr epiduralin do të jetë më pak e stresuar dhe lindja do të bëjë më tepër progres. Zakonisht kjo ndodh kur lindja është e tejzgjatur.

Kjo anestezi mund të aplikohet gjithashtu edhe në rast se nëna vuan nga sëmundje kardio-vaskulare, hepatike, renale si edhe respiratore.