Në qytetin irakian të Fallujah të masakruar nga lufta e dytë e Golfit 15% e fëmijëve lindin me deformime.

Fallujah, qyteti me numër të konsiderueshëm fëmijësh të lindur me deformime

Fallujah është një qytet në Irak që ndodhet vetëm 69 km larg Bagdadit. Qysh prej vitit 2003 është kthyer në një fushë beteje gjatë luftës së dytë të Golfit. Kjo luftë jo vetëm që ka marrë një numër të madh jetë njerëzish por njihet  edhe për numrin e madh të fëmijëve që lindin me deformime.

Gazeta ndërkombëtare “The independent” ka publikuar një reportazh të realizuar nga një gazetar që ka shkuar në terren. Ata rrefejnë në lidhje me dramën e fëmijëve që lindin me deformime pikërisht në kete qytet. Ndërsa minat e projektuara për të ngjarë pikërisht si lodra ju marrin cdo ditë pjesë të gjymtyrëve fëmijëvë të shëndetshëm. Ndotja e ambientit si pasojë e luftërave të vazhdueshme shkaktojnë lindjen e fëmijëvë me deformime të përjetshme.

Cfarë e shkakton deformimin tek fëmijët?

Në spitalin e Fallujah gjenden brenda arkivave foto vërtet të trishta që të lenë pa frymë të fëmijëve të lindur me deformime. E ta mendosh që deri në momentin e shfaqjes së reportazhit ky fenomen jetonte komplet në heshtje brenda qytetit të Fallujah.

Sipas ekspertëve cka e shkakton deformimin është prania e forsforit të bardhë. Kjo po bën të mundur ardhjen në jetë të një numri të lartë fëmijësh invalidë.