Hena

U bënë plot 50 vite nga momenti kur njeriu i parë zbriti në hënë dhe duhet të pranojmë se ende ka shumë njerëz që kanë paqartësi në lidhje me këtë trup qiellor. Për disa nuk është vetëm një planet, por edhe një ndikuese e fuqishme në përcaktimin e gjinisë së fëmijës që do të vijë në jetë.

Djalë apo vajzë? Ja si ndikon hëna në gjininë e fëmijës

Legjendat regojnë se hëna duke u mbushur në momentin e ngjizjes do të sjellë një djalë. Hëna duke u zvogeluar do të sjellë një vajzë. Për disa rastësia mund të ketë “puhuar” teorinë. E ndoshta shumë cifte mund të kenë dalë të zgënjyer, jo rastësisht kuptohet. Sepse hëna nuk ka asnjë ndikim në përcaktimin e fëmijës që do të vijë në jetë.

Të paktën kështu pohon shkenca! Në vend të kësaj ritheksojmë se përcaktimin e bëjnë kromozomet, dhe me siguri jo të nënës. Pra është babai ai që ngjiz djalin ose vajzën e shumëpritur.

Po data e lindjes a mund të ndikohet nga hena?

Shumë femra mendojnë se kur hëna është e plotë shënohet momenti i pikut të lindjeve. Këtë shumë gra e shpjegojnë me ndikimin që hëna ka tek deti. Dhe duke qënë se fëmija është brenda një mjedisi ujor me siguri edhe lindja do të ndodhë në atë moment. Në lidhje me këto teori janë bërë edhe studime. Pra është përpjekur nga shkencëtarët të kuptohet nëse vërtet hëna e plotë ka ndonjë efekt në datën e lindjes së fëmijës.

Dhe përgjigjja ka qënë JO! cikli hënor nuk ka lidhje me momentin e lindjes. Në njëfarë mënyre sipas shkencës dhe mjekësisë e vendos fëmija kur do të vijë në jetë.

Prandaj edhe nëse hëna është e plotë rrini të qeta. Fëmija me siguri nuk do të nxitojë të dalë!