Të gjitha e dimë se fëmijët kanë disa zakone që i bëjnë në momente të caktuara gjatë ditës. Cdo fëmijë në fakt ka mënyrën e vet së të shprehurit, edhe nëpërmjet gjesteve në pamje tepër rastesore.

Dhe ndërsa theksojmë se zakonet e bebave janë të ndryshme, ndër  më të theksuarat i keni më poshtë. Dhe na thoni se cilat prej tyre bën më shpesh fëmija juaj!

Ndërsa është duke pirë qumësht me biberon

Ky është momenti në të cilin fëmija bën më tepër veprime. Ndoshta për vetë faktin se mërzitet shtrirë në shtrat ose në krahët tuaj duke pirë qumësht dhe duke parë tavanin e shtëpisë. Femijet rrotullojnë flokët, veshët (të dy fëmijët e mi e kanë pasur të preferuarin këtë zakon), gjithashtu mund edhe të rrotullojnë veshin tuaj derisa të bëhet krejtësisht i kuq.

  • Vendosin këmbët tek flokët tuaj për t’i shtyrë me sa fuqi kanë.
  • Femija edhe shtyp zonën e brendshme të krahut tuaj, ndoshta sepse është tepër zonë e butë dhe i fal kënaqësi.
  • Fëmija mund të përkëdhelë me anën e gishtave të vet ato të nënës. Në ndonjë moment ndoshta mund të dojë edhe t’i shkulë.
  • Ju zgjat duart apo këmbët për t’ja puthur.
  • Prek fytyrën tuaj kudo. E analizon me imtësi.
  • E madje mund edhe të gjeni ndonjë gisht të fëmijës brenda hundës tuaj derisa ajo të bëhet krejtësisht e kuqe dhe t’ju bëjë të teshtini.

 E ndërsa bebi fle…

  • Dëshiron ta përkëdhelni apo t’i këndoni derisa të bjerë në gjumë të thellë.
  • Mund të dojë edhe t’i përkëdhelni barkun.
  • Mund të thithin gishtin e madh të dorës, sidomos në rastet kur fëmija nuk përdor cuco.
  • Fëmija mund të dojë të flejë gjithmonë në të njëjtën anë të krevatit, ashtu sic edhe në të rriturve na ndodh shpesh.
  • Mund të dojë të flejë cdo natë me të njëjtin arush apo jastëk.
  • Mund të dojë të thithë cucon.

E madje edhe kur thith cucon fëmija mund të bëjë veprime të cuditshme. Ndër më të shpeshtët është thithja e tij mbrapsh. E madje edhe futja në gojë e gjithë cucos, kafshimi etj etj etj.

femija femija femija femija femija femija femija femija femija femija femija femija femija femija femija femija femija

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five − one =