Disa orë pas lindjes e ndien veten tepër konfuze. “Po tani cfarë do të ndodhë?” Me siguri ky është mendimi i parë që të vjen ndërmend sapo hap sytë dhe e gjen veten brenda një dhome bosh reaminacioni. Shikon veten dhe barku është po atje. Jo aq i fryrë sa më parë por mjaftueshëm për të të bërë të mendosh se ngjan ende si shtatzanë. Disa orë pas lindjes e ke të vështirë të ndash realitetin nga fantazia. Të mësohesh me idenë që fëmija tashmë nuk është më brenda teje, se më në fund ka ardhur casti ta njohësh, ta shijosh, ta mbash në krahë.

Pastaj përpiqesh të lëvizësh këmbët por nuk mundësh. Përpiqesh të cohesh por nuk është edhe aq e lehtë. Trupin në atë moment nuk e ndien nën kontroll. Duhet edhe pak që anestezia të dalë totalisht, dhe ti ke ende kohë të kujtosh cfarë ka ndodhur në atë sallë?!

24 tetor 2013 Disa orë më parë…(09:45)

Binte shi atë mëngjes dhe burri im ishte tepër nervoz. Dridhjet e tij dhe frika që shfaqte po me fuste në ankth edhe pse në atë moment unë isha më e qetë se kurrë…  Ndoshta më bëri shumë mirë ajo shkëputja prej tij drejt dhomës së zhveshjes, edhe pse njëkohësisht e doja pas meje. Por e doja më të qetë dhe kjo ishte e pamundur. Isha e bindur se atë situatë duhet ta merrja më qetësisht pasi ankthi nuk është asnjëherë i vlefshëm gjatë lindjes.

Pasi u ngjitën lart hyra në atë sallë dhe infermierja ishte duke më shpjeguar se nuk duhej të lëvizja. Kjo ndërsa më conte lart këmishën lejla që kisha veshur. Ndërsa anestezizti bëntë spinalen ende e ndieja sikletin e lakuriqësisë në zonën e pasme. Por më siguri atje askujt nuk i bëntë përshtypje kjo gjë.  Për ta ishte pamja më normale në botë.

E ndërsa skuqesha nga turpi dhe më pushtonin emocionet trupi u mpi dhe më “detyruan” të shtrihesha. O zot po fillonin! Po fillonin të nxirrnin fëmijën tim nga trupi dhe kjo po më shkaktonte emocione. Emocione të bukura që po kalonin në ankth, në ankth që po më merrte frymën. Tashmë nuk po e kontrolloja dot veten. Lloj lloj mendimesh përshkonin mendjen. Por zërat e mjekëve që më pyesnin nuk më linin të mendoja e qetë. Nuk e di nëse kisha nevojë që ata të më flisnin kështu do të kisha më pak emocione. Apo kisha nevoje që ata të pushonin në mënyrë që unë të mendoja e qetë rreth asaj që po ndodhte. Ata nuk po më linin të kuptoja cfarë po bënin pas asaj perdes jeshile. Nuk po më linin të kuptoja se cfarë po ndodhte sa herë shtynin dhe tërhiqnin. (Gjithsesi dyshoj shumë se do të kuptoja dicka edhe nëse ata do të ishin të heshtur të paktën përpiqesha dhe kjo sot më bën vërtet për të qeshur)

Nejse mes shtyrjes dhe presionit të paktën nuk ndieja dhimbje. Ishte një lindje me operacion cezarian të planifikuar që po ecte mjaft mirë. Ishin vetëm mendimet e mia që nuk më linin të qetë. Derisa një zë më pyet:

Si do ta ketë emrin bebi?

Parid doktor, ju përgjigja duke qeshur dhe në atë cast e kuptova se nuk mund të bënte pyetje më të mirë. se kishte gjetur momentin e duhur, ose më saktë ndoshta thinjat e dala në atë sallë i kishin  mësuar kur ta bëntë atë pyetje. Atje akulli u shkri dhe ankthi  u zhduk. Atje e kuptova që edhe pak do të njihja Paridin, dhe nuk duhet të mendoja më për gjëra të këqija. Po bëja takimin më të bukur në botë dhe ndoshta prandaj emocionet ende edhe sot më mbysin teksa e kujtoj. Sepse për një nënë vërtet janë emocionet më të gjalla, që depërtojnë trupin dhe pushtojnë shpirtin. Dashuria për fëmijën…

Në atë kohë Paridi qau…

Doktor djali im është ai? Ishte pyetja e parë që bëra dhe të gjithë qeshën. Sigurisht që ishte imi, isha duke lindur vetëm unë në atë sallë apo jo?! dhe më drejtuan një ëngjëll të vogël sa dora…

Mes lotësh ai fëmijë morri puthjen e parë dhe më pas nuk kisha më forcë të vazhdoja. Emocionet më dhanë probleme me frymëmarrjen dhe nisa të shqetësohesha. Mjekët më siguruan se cdo gjë ishte mirë por për mua ishte e pamundur ti besoja… Por dalëngadalë po mbyllja sytë dhe pamjet po bëheshin gjithnjë e më pak të qarta”

Dhe tani disa orë pas lindjes isha ende atje në atë dhomë. Ata më kishin bërë qetësues pasi nuk mund ta përmbaja më veten. Kisha kaluar një shtatzani tepër, po tepër të vështirë dhe lindja e djalit ishte e vetmja gjë e bukur që më kishte ndodhur 4 muajt e fundit. Dhimbje, terapi, medikamente, shpesh herë izolim në dhomë. Acarime ndaj dritës dhe vështirësi edhe në të ushqyer. Vështirësi në të folur, në pirjen e lëngjeve. Vështirësi në gjithcka që bëja. Por ndihesha e lumtur që nuk kisha marrë vendime të gabuara. Isha e lumtur që atë fëmijë nuk kisha zgjedhur ta sillja në jetë para kohe në mënyrë që të trajtohesha si duhet.

Në atë kohë dera u hap dhe brenda u fut një zonjë me një fëmijë në krah që u drejtua drejt meje.

Ishte ai… I vogli im Parid që dukej sikur më shikonte me shumë padurim edhe përmes syve gjysëm të mbyllur. Në atë moment, disa orë pas lindjes fshiva të gjitha kujtime e shëmtuara. Nuk doja t’ja dija nëse fytyra ime ishte ende e paralizuar dhe nuk doja t’ja dija as nëse do të vazhdonte të ishte ashtu përgjithmonë. Disa orë pas lindjes së djalit tim të parë isha e lumtur që më në fund isha bërë nënë! Dhe t