Dhurata më e bukur që mund t’i bëni fëmijës këtë fundvit është koha e kaluar me ta. Kjo vlen jo vetëm për prindërit por edhe për gjyshërit, gjyshet, tezet, kushërinjtë etj.

Në moshë madhore fëmijët do të mbajnë mend jo më dhuratën por kohën që keni kaluar me ta. Do ta mbajnë mend më gjatë se cdo lodër apo veshje që i keni blerë. E fatkeqsisht do të mbajnë mend edhe momentet e këqija që i keni dhuruar. Prandaj qeshni dhe argetohuni bashkë me ta!

Fëmijët do të mbajnë mend dhuratën por më gjatë do të mbajnë mend nëse keni qënë të pranishëm, atë që këni bërë bashkë me ta. Do të mbajnë mend edhe momentet kur i keni lënë vetëm, kur janë ndier të vetmuar në prezencën tuaj.

Fëmijët këtë fundvit nuk duhet të marrin dhurata materiale. Duhet të mësojnë se mund të mbështeten tek ju gjithmonë. Se ju do të jeni atje për ta, për t’ju lexuar një përrallë apo thënë “natën e mirë”

Magjia e dashurisë nuk ndihet kur ju falni një dhuratë material por kur i bëni të kuptojnë sa e madhe dhe e fortë është marrëdhënia, dashuria që ju ndieni për ta. Sepse që magjia e dashurisë që të ndodhë ka nevojë për kohë dhe afërsi.

Dhe me siguri nuk ndodh kur i bëjmë fëmijës dhurtaë, kur i japim tabletin apo celularin. E madje nuk ndodh as kur fokusohemi para ekranit për një kohë të pacaktuar apo një motiv të qartë. Dhurata më e bukur që mund t’i bëjmë fëmijës këtë fundvit është koha e kaluar me ta. Bisedat që do të bëjmë, mendimet që do të ndajmë.

Mos harroni se nëse fëmijët do të kishin mundësi të blinin kohën për ta kaluar me ju do ta bënin pa asnjë hezitim!