Dhimbjet e barkut tek bebat janë shumë të zakonshme, dhe zakonisht zgjasin deri në muajin e 5 të jetës.

 

Si ta kuptoj nëse bebi ka dhimbje barku?

Sinjali i parë që tregon se i porsalinduri ka dhimbje barku është e qara e tejzgjatur, pra për rreth 3 orë (ose më shumë), për disa ditë me radhë kryesisht në të njëjtën kohë. Zakonisht bebi ka dhimbje në mbrëmje.

Kolikat, pra dhimbjet e barkut nuk janë një sëmundje kështu që nuk do t’i shkaktojnë bebes probleme afatgjata.

Nëse bebi juaj ka dhimbje barku mund të provoni ta qetësoni duke:

  • E masazhuar lehtësisht barkun;
  • Përdorur zhurmat e bardha të cilat e bëjnë fëmijën të ndihet si në barkun e nënës;
  • E lidhni me një çarçaf, në këtë mënrë bebi do të flejë edhe më gjatë. Për të ulur rrezikun që fëmijë të bëjë lëvizje të gabuara brenda tij duhet të mos e përdorni më këtë metodë pas muajit të 2;
  • I bëni një banjo të ngrohtë;
  • Pasi bebi ka pirë qumësht duhet ta bëni me patjetër të gromësijë. Kjo gjë këshillohet të praktikohet pavarësisht mënyrës së ushqyerjes;
  • Kujdes nëse ushqeni bebin me gji, ai mund të jetë alergjik ndaj proteinave që gjenden në produktet e bulmetit. Pra limitoni në maksimum qumështin e lopës, kujdes gjithashtu edhe me kafeinën, produktet ushqimore me përmbajtje gruri, vezët, arrat, qepët dhe lakrat;
  • Flisni me doktorin në lidhje me qumështin e formulës. Nuk mund të thuhet se ai shkakton kolikat, por ndoshta bebi ka nevojë për një qumësht që ka në përbërje proteina të qumështit të lopës të cilat kanë një hidrolizim të lartë.

Po medikamente?

Mjeku është ai që ju rekomandon të duhurin, por sipas eksperiencës time si nënë mund të them se kam gjetur shpëtim tek Neo Baby Gripe Water, Espumisan dhe Mylicon.

 

 

Facebook Comments