Për disa nëna ditët pas lindjes nuk mund të jenë vetëm të lumtura. Ndonjëherë një hije trishtimi i pushton dhe i bën të ndihen keq. Kemi të bëjmë kështu me depresionin pas lindjes i cili prek një numër të konsiderueshëm nënash të reja.

Cilat janë shenjat e depresionit pas lindjes?

Rastet më të lehta janë “Baby Blues” që prek 7 në 10 nëna dhe ka tendencën të zhduktet vetvetiu me kalimin e kohës. Porn ë rreth 10-18% të rasteve nëna e re mund të preket nga depresioni i mirëfilltë. Në këtë rast kemi të bëjmë me një gjendje depresive e cila manifestohet kryesisht në 4 javët e para pas lindjes.

Depresioni i mirëfillte mund të rrezikojë shëndetin e fëmijës por edhe të nënës së re në mënyrë serioze. Në këtë rast nëna mund të ndiejë irritim të theksuar, mungesë oreksi, lodhje të vazhdueshme, shqetësime në gjumë, ndjenja faji dhe paaftësi në rolin e saj si nënë. Gjithashtu depresioni pas lindjes e bën gruan të përjetojë edhe kriza të qarash të forta, ndjenja negative kundrejt fëmijës apo tendencën për t’u izoluar.

Ndër shkaqet e depresionit edhe ndryshimi hormonal!

Gratë të cilat në të kaluarën  kanë kaluar një shqetësim të ngjashëm. Por edhe tek nënat të cilat jetojnë me një shqetësim të caktuar (ekonomik, social etj). Ato janë të prirura të preken prej depresionit. Në rastet  e tjera edhe ndryshimi hormonal luan nje rol të rëndësishëm.

Pas lindjes rritet niveli i prolaktinës i cili ka edhe efekt mbrojtës ndaj depresionit ndërsa funksionimi i keq Ii tiroides e thekson më tepër.

Depresioni mund të ketë edhe lidhje me gjenetikën

Sipas studimeve të publikuara në “American Jornal of Psychiatry”: Depresioni pas lindjes mund të ketë lidhje edhe me crregullimin e gjenit 5-HTT.  Gjeni në fjalë është përgjegjes për modifikimin e aktivitetit cerebral në lidhje me mendimet negative.

Kujdes edhe me kafenë

Pas lindjes trupi ka nevojë për proteina që merren nga mishi, bishtajoret etj. Për hekur, vitaminë B9, B12 dhe zink. Një gabim do të ishte konsumi i tepër i kafesë apo cajit. Edhe pse për momentin ju duket sikur ju furnzizon me energji në ë ëvrtetë ul nivelin e glicemisë edhe për pasojë ju bën të ndiheni më të dobëta/të lodhura.

Depresioni pas lindjes nuk theksohet nga gjidhënia, përkundrazi!

Kjo pasi niveli i prolaktinës në gjak rritet dhe për pasojë do të ndiheni më mirë. Sipas studimeve gjidhënia ul ndjeshëm rrezikun e kapjes nga depresioni pas lindjes.

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eighteen − 14 =