Të jetosh në gjendje depresioni nuk ka qënë asnjëherë e lehtë, mund të provosh ta kapërcesh me shumë lloje medikamentesh, terapi e megjithatë është ende diçka e fshehur nga kjo sëmundje e cila përgjon në hije, e cila pret

E ndonjëherë pavarësisht asaj që mund të bësh e ndien se ajo diçka është ende atje, duke pritur një moment dobësie që të të çojë në një shkallë të theksuar depresioni. Pret derisa te ndihesh tërësisht e pambrojtur për të përshpëritur diçka që të bën të ndihesh gati gati tërësisht e palëvizshme. E kështu ndoshta çdo lëvizje e bërë kërkon më tepër sforcim. Ti nuk mund ta shohesh depresionin por sigurisht që mund ta ndiesh edhe fizikisht.

Ndonjëherë nuk ke energjitë e duhura për të bërë një dush, dhe kështu përfundon duke ndërruar vetëm rrobat, e madje ndonjëherë as ato nuk ke dëshirë t’i ndërosh për javë të tëra duke zgjedhur të qëndrosh në shtëpi. Fundja kështu nuk je e detyruar t’i japësh askujt shpjegime apo jo?  E kështu shndërrohesh pa e kuptuar në vetmitare.

E çfarë mund të bëjë shoqëria ndërsa tashmë depresioni të ka shndërruar në një vetmitare?

Të gjithë ndoshta në këtë pikë mendojnë se je shndërruar në një dembele, por depresioni nuk të kthen në te tille, ai të shkakton një gjendje edhe më të keqe se dembelizmi. Ai të gërryen çdo ditë duke të hequr motivimin, ti i bën gjithnjë e më të ngadalta lëvizjet dhe ndoshta sepse mendja jote i ka bashkangjitur çdo gjymtyre një copë të rëndë metali e cila e bën të zvarritet…

E ndoshta shumë prej miqve duan t’ju ndihmojnë por nuk dinë në çfarë mënyre. E ndërsa ata nuk dinë si të të ndihmojnë, ti e urren faktin që ata përpiqen ta bëjnë këtë. A nuk do të ishte më mirë të të linin të qetë në hapësirën tënde?

Jo! Do të ishte mirë që miqtë tuaj të qëndronin pranë jush por sigurisht që nuk do të ishte  mirë t’ju thoshin  “pse nuk del të marrësh pak diell”, “epo jepi fund kësaj gjendje”, për ju këto fjalë do të ishin shkatërruese.

Ndërsa ju miq të dashur, nëse keni një person që vërtet e doni shumë duhet të përpiqeni të mos bëni gabimet e mësipërme. E dini se depresioni është një sëmundje qe çrregullon nivelin e serotoninës, njësoj si ankthi? E dini se çfarë do të thotë kjo? Se mikja apo miku juaj nuk do të jetë në gjendje të dalë dhe socializohet si ju!

Ju duhet t’i tregoni se jeni atje për të në çdo moment, duhet të flisni dhe ta dëgjoni, pra të futeni në ndërveprim. Ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të bëjmë është t’ju kujtojmë këtyre personave se i duam, e ndonjëherë kjo është pikërisht ajo që njerëzit me depresion duan të dëgjojnë. Është shumë e rëndësishme të dinë se kanë njerëz që i duan përreth!

Artikuj te rekomanduar:

Si ta kuptojme nese vuajme nga depresioni pas lindjes?