Cokollata është një prej nepseve më të shpeshta të nënave në pritjen e tyre të ëmbël. Ka një shije fantastike dhe nuk përfundon këtu.

Cokollata, një oaz mirëqënie për nënën dhe fëmijën!

Mund të citojmë me kënaqësi disa nga benefitet e cokollatës jo vetëm për ato që janë në pritje të ëmbël. Por edhe për këdo që ka dëshirë të konsumojë një copë.

  • Cokollata ka rëndësi në uljen e presionit arterial falë një substance që ajo përmban të quajtur teobromina. Ajo vepron duke zgjeruar enët e gjakut sipas rastit.
  • Pre-eklampsia konsiderohet si një ngë rreziqet më të frikshme të shtatzanisë. teobromina do të evitojë ngritjen e tensionit në vlerat maksimale. Pra do t’ju mbrojë në njëfarë mënyre.
  • Falë bfenilatilaminës që ndodhet tek cokollata ju do të ndiheni disi më në humor. Kjo falë ndikimit të kësaj substance në clirimin e hormoneve të kënaqësisë.
  • Cokollata na cliron nga stresi dhe ankthi. Kjo pasi bën të mundur prodhimin e serotoninës dhe endrofinës. Kështu shkaktohet tek ne një gjendje lumturie dhe mirëqënie.
  • Cokollata është e pasur me hekur dhe magnez. Këto janë dy përbërës të rëndësishëm për ecurinë e mirë të shtatzanisë.

Ndërsa e konsumoni cokollatën duhet të bëni kujdes ndaj!

  • Sasive të mëdha që do të hani cdo ditë. Të mos harrojmë se përmban sheqer dhe kjo ju bën të shtoni peshë.
  • Midis përbërësve gjendet kafeina e cila nëse merret në sasi të madhe mund të crregullojë rrahjet e zemrës së fëmijës. E madje mund të rrisë edhe rrezikun për abort, lindje të parakohshme apo peshë të vogël në lindje.
  • Tek disa nëna shkakton aciditet në stomak.