Ciljeta me djalin e saj Fernando

 


Jemi mësuar të shikojmë Çiljetën si një vajzë seksi e cila sa herë dilte në skenë guxonte të shfaqte jo vetëm talentin por edhe format joshëse. Por ajo nuk është vetëm një artiste, është edhe një nënë e mrekullueshme dhe për ta kuptuar mjafton të shikosh fytyrën e lumtur të djalit të saj Fernando.

 

 

Gjatë një interviste me Çiljetën e përforcova bindshëm faktin se ajo nuk di të shkëlqejë vetëm në skenë por edhe në rritjen e “Don Fernandos” (ashtu sic asaj i pëlqen ta quajë).

Çiljeta, më fol pak për karakterin e Fernandos, cfarë i pëlqen më tepër dhe cfarë e nervozon?

Atëherë, Fernando është një fëmijë shumë i dashur me të gjithë dhe shumë social. Sigurisht që çdo fëmijë ka tekat e veta dhe zakonisht nervozohet kur nuk i plotësohen. Më tepër i pëlqejnë lodrat dhe kostumet e Spiderman, makinat. Ka një dhomë shumë të madhe me lodra.

Si është Çiljeta si nënë? 

Unë si nënë mundohem ta edukoj sa më mirë dhe t’i plotësoj të gjitha dëshirat, përpiqem të mos i mungojë asgjë.

 

Vështirësia më e madhe gjatë këtyre viteve?

Mund të them se nuk kam ndier asnjë vështirësi gjatë rritjes së Fernandos.

Ku mendon se gabojnë nënat shqiptare në rritjen dhe edukimin e fëmijës?

Mendoj se nënat shqiptare bëjnë vetëm një gabim, që e lejojnë fëmijën të përdorë telefonat në moshë shumë të vogël si edhe në lidhje me qëndrimin e gjatë para televizorit. Të mos flas në lidhje me përdorimin e rrjeteve sociale në mosha fare të hershme!

Çiljeta ti ke bërë një lindje me operacion apo natyrale?

Kam bërë një lindje me operacion pasi pozicioni i Fernandos ishte i tillë që nuk e favorizonte lindjen natyrale. Ai ishte me kokën lart dhe nuk u kthye deri në momentin e fundit.

Çfarë ke për të thënë në lidhje me shprehjen “nënat që lindin me operacion e ndiejnë më pak fëmijën?” Kohët e fundit ka filluar të përdoret shpesh edhe në vendin tonë…

Nuk ka lidhje dashuria apo ndjenjat e nënës me mënyrën si lind fëmija, të mos harrojmë se disa janë të detyruara ta bëjnë dhe disa e bëjnë nga dëshira por kjo nuk duhet të klasifikojë nënat në “më pak” ose  “më shumë” nëna. Pra shoqëria shqiptare duhet t’i japë fund këtyre termave pa kuptim duke u përpjekur të mbështesë nënat në misionin e tyre pa i paragjykuar.

Faleminderit Çiljeta! /botaegruas