vitamina

Cilat vitamina janë të nevojshme në shtatzani?

  • Acidi folik, eshte vitamina qe duhet te perdore nje grua shtatzane!

Quhet ndryshe edhe vitamina B9 dhe ul rrezikun e keqformimeve si për shembull defektet në palcën kurrizore. Parandalon edhe problemet cerebrale të fëmijës.

  • Vitamina A, vitamina qe duhet te perdore nje grua shtatzane sepse:

kjo vitaminë është thelbësore për formimin e mirë të fëmijës duke qënë se favorizon zhvillimin e qelizave të lëkurës dhe mukozave. Ndikon edhe në forcimin e kockave dhe luan rol të rëndësishëm në shikimin e fëmijës. për një ëprthithje më të mirë rekmandohet të merret bashkë me vitaminën C dhe B.

  • Vitamina B.

vitaminat e grupit B, si për shembull vitamina B2, B6 dhe B12 janë shumë të rëndësishme për të përmirësuar procesin e zhvillimit të fëmijës por ndikojnë edhe ne reduktimin e ndjesive së të përzierave apo qetësojnë edhe inflamacionet e organizmit.

  • Vitamina C.

Kjo vitaminë është ideale për nënat me probleme me Rh. Vepron si antioksidant natyral dhe mbron nga infeksionet. Ndihmon në përthithjen e hekurit nga organizmi i nënës.

  • Vitamina D.

ndihmon në formimin e zmaltit të dhëmbëve të fëmijës si edhe ndihmon në përthithjen e kalciumit.

  • Vitamina E.

Nder vitamina qe duhet te perdore nje grua shtatzane eshte edhe kjo vitaminë. Eshtë e rëndësishme për të mbajtur mirë tonifikimin e trupit të nënës si edhe ndihmon në formimin e qelizave të fëmijës.

Mineralet

  • Hekuri

Ky mineral ul rrezikun e lindjes së parakohshme dhe forcon muskujt.

  • Kalciumi

Është element shumë i rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve apo kockave të fëmijës, të muskujve dhe sistemit nervor.

  • Jodi

Ky mineral është i nevojshëm për funksionimin e mirë të tiroides dhe metabolizmit të qelizave.

  • Magnezi

Këshillohet edhe më tepër nëse nëna vuan nga krampet muskulare.

Cilat vitamina duhet të merrni gjithsesi i përcakton mjeku në varësi të nevojave që keni!

Lexo edhe:

Eshte e nevojshme qe femija te marre vitamina?

Na gjeni edhe ne Instagram, Facebook

https://www.facebook.com/Botaegruas.al/

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

four × 2 =