Prematurë

Në disa raste, për arsye të ndryshme lindja mund të jetë prematurë, pra para datës së përcaktuar nga mjeku. konsiderohet e tillë cdo lindje që ndodh para javës 37 të shtatzanisë dhe lindje full term ajo që ndodh nga java e 40.

3 llojet e lindjeve prematurë:

  • Një bebe e lindur para javës 28 konsiderohet ekstremisht prematurë;
  • Një lindje midis javës 28-32 konsiderohet shumë e hershme;
  • Një lindje midis javës 32-37 konsiderohet prematurë e moderuar.

Cilat janë komplikacionet që shfaqen pas një lindje prematurë?

  • Një bebe prematurë mund të ketë vështirësi në frymëmarrje. Kjo duke u nisur nga fakti se mushkëritë janë organi që maturohet i fundit gjatë shtatzanisë. zakonisht komplikacionet shfaq en nëse lindja ndodh para javës 35 të shtatzanisë.
  • Fëmija në rast lindje prematurë mund të ketë edhe probleme me zemrën. Kryesisht shfaqet hypotensioni. Në rastet më të rënda nëse nuk trajtohet mund të ndodhë edhe pushim i këtij organi.
  • Fëmijët prematurë të lindur para javës 28 mund të kenë edhe probleme me trurin. Komplikacioni më i shpeshtë është hemoragjia intra-ventrikulare. Fatmirësisht këto lloj problemesh mbahen nën kontroll më mirë nga stafi mjekësor. Por ende ka raste të rënda kur truri pëson dëmtime dhe kjo nëse hemorragjia ka qënë e madhe.
  • Nëse një bebe lind prematurë mund të vërehet edhe vështirësi në mbajtjen e temperaturës së trupit konstante. Kjo pasi bebi ka një shtresë dhjamore jo të mirëformuar.
  • Fëmija premature mund të përballet edhe me probleme gastro-intestinale. Ky është një problem serioz që shfaqet pasi fëmija fillon të pijë qumësht dhe prek më pak bebet që ushqehen me gji.
  • Problem me gjakun. Ky është një tjetër komplikacion që mund të prekë fëmijën e lindur prematurë. Pra rreziku i anemisë është i lartë.
  • Sistemi imunitar mund të jetë i dobët dhe për pasojë rreziku për të zhvilluar infeksione më i lartë tek bebet premature.

 

 

Keni pasur bebe premature? Shkruani keshillen tuaj me poshte per nenat e reja.