Ekografitë janë shumë të rëndësishme në shtatzani. Ato monitorojnë shëndetin e fëmijës njësoj si të ishte një pacient. Dhe ja si funksionojnë.

Ekografitë që bëjmë gjatë shtatzanisë tregojnë dicka më shumë se ngjashmëria që fëmija mund të ketë me nënë apo babain. Falë evoluimit të teknologjisë përmes tyre diagnostikohen edhe probleme ekzsituese. Dhe normalisht pyetja që ju “mundon” ndoshta më shumë është:

Cfarë shikojnë mjekët përmes ekografisë?

Në varësi të javës së shatztanisë kur kryhen ekografite mjeku mund të shikojë me detaje zhvillimin e fëmijës dhe të kapë në kohë disa patologji. Kjo metodë nuk është e dëmshme dhe garanton se gjithcka po shkon mirë.

Gjatë trimestrit të parë mjeku përmes ekografisë monitoron shenjat jetësore të embrioit si rrahjet e zemrës dhe zhvillimi derisa të kthehet në një fetus.

Duke filluar nga java e 12 mjeku mund të vëzhgojë nga ekografite praninë e sëmundjeve dhe keqformimeve. Në këtë periudhë mund të kryhet edhe analiza e sindromës down.  Edhe gjatë ekografisë mund të kryhen matjet që tregojnë nëse kjo sindromë mund të jetë e pranishme.

E madje në cdo ekografi mjeku mund të bëjë edhe vlerësimin e pranisë së rreziqeve që mund të ekzistojnë në lidhje me shëndetin e nënës.

Pas javës së 20 mjeku mund të shikojë organet e fëmijës dhe zhvillimin përmes ekografisë Doppler. Kjo lloj ekografie mund të kryhet me ngjyra dhe për pasojë ka nivel më të lartë qartësie.

Nëpërmjet kësaj ekografie mjeku vlerëson edhe fluksin e gjakut si edhe funksionin e valvulave kardiake. Normalisht cdo ekografi tregon edhe peshën apo gjatësinë e bebes.

Gjatë trimestrit të fundit me anë të ekografisë do të kryhet edhe vlerësimi i placentës si edhe sasisë së lëngut amniotik.

Sa ekografi keni kryer gjatë shtatzanisë?