Koha e lindjes ka kaluar, cfare duhet te dine nenat? Si stimulohet lindja?

Koha mesatare e lindjes zakonisht është 40 javë. Kohë që konsiderohet si e mjaftueshme për zhvillimin korrekt të fëmijës. Megjithatë, jo gjithmonë shtatzania përfundon në lindje rreth javës së 40.

Dhe sipas American Congress of Obstetricians, një lindje quhet jashtë terminit në momentin që ndodh pas javës së 40 të shtatzanisë. Prandaj është shumë e rëndësishme të llogaritet si duhet data e lindjes.

Data e lindjes tashmë ka kaluar, cfarë ndodh?

Bebi gjatë kësaj kohe mbahet nën kontroll. Dhe në rast se lind nevoja mund të procedohet duke stimuluar në dy mënyra lindjen.

Fillimisht mjeku shikon nëse qafa e mitrës është hapur. Nëse jo ai fut brenda organizmit të gruas prostaglandinën dhe kështu bëhet e mundur celja e cerviksit. Në rast se qafa e mitrës është zbutur por lindja nuk ka filluar mund të stimulohet plasja e membranave amniotike. Më pas injektohet tek gruaja oksitocinë në mënyrë që të intensifikohen kontraksionet dhe për pasojë cerviksi të hapet.

Rreziqet që shfaqen nëse koha e lindjes kalon

  • Mund të thahet placenta. Duke filluar nga java e 40 fillon një reduktim i aftësive të placentës për transportin e oksigjenit tek fetusi.
  • Mund të shtypet kordoni ombelikal nga fëmija. Kjo ndodh pasi sasia e lëngut amniotik reduktohet. Për pasojë fëmija me lëvizjet e tij bën të mundur shtypjen e tij.
  • Nëse data e lindjes kalon me shumë mundësi rritet rreziku i thithjes së mekoniumit nga ana e fëmijës. Akumulimi i tij në mushkëritë e fëmijës mund të shkaktojë vuajtjen fetale.
  • Mund të lindin probleme me supet e fëmijës. Kjo pasi me kalimin e kohës ai rritet dhe ndoshta përmasat e supeve kalojnë ato të gjërësisë së legenit. Në këtë mënyrë manovrat për të nxjerrë jashtë fëmijën gjatë lindjes mund të shkaktojnë lezione në zonën përkatëse.

Ku ka kaluar koha e lindjes? Si keni vepruar? Cfarë kujdesi ka treguar mjeku për ju dhe a keni mundur të bëni lindje normale?