Nuk bëhet fjalë vetëm për ndikim tek marrëdhënia me partnerin, por nëse nuk keni marrëdhënie seksuale do të vihen re ndryshime edhe në trupin tuaj. E madje sipas ekspertëve trupi i femrës do të jetë ai që do të preket më tepër nga efektet negative të mungesës së marrëdhenieve seksuale krahasuar me meshkujt.

Nuk keni marrëdhënie seksuale? Ja cfarë ndodh brenda trupit tuaj

  • Muret vaginale do të dobësohen

E imagjinoni se cfarë ndodh me gjërat që nuk përdoren për një kohë të gjatë? Humbin funksionin e tyre, apo jo? pra nuk e kryejnë atë si më parë. E njëjta gjë ndodh edhe me vaginën tuaj nëse nuk kryeni marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë. Normalisht kjo gjë ndodh me rritjen e moshës dhe futjen në menopauzë por marrëdhëniet seksuale ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit.

  • Do të keni më pak lubrifikim në zonën vaginale

Në menopauzë kjo ndodh me rënien ne nivelit të estrogjenit. E madje edhe nëse gruaja preket nga infeksionet. Por marrëdhëniet seksuale janë ato që do të rikthejnë lubrifikimin e mirë në zonën vaginale si pasojë e rritjes së fluksit të gjakut në atë zonë.

  • Nëse marrëdhëniet seksuale do të jenë të rralla dhimbjet e ciklit do të jenë më të mëdha

Gjatë orgazmës clirohet tek femrat një hormon i cili do të veprojë edhe si qetësues ndaj dhimbjeve në trup.

  • Më pak marrëdhënie seksuale, më shumë mundësi për infeksion urinar

Ndërsa tek meshkujt ejakulimi i shpeshtë ndikon në uljen e rrezikut të prekjes nga kanceri i prostatës. Ky numër duhet të jetë mesatarisht 21 herë në muaj në mënyrë që rreziku të jetë më i ulët.

  • Më pak marrëdhënie seksuale më tepër persona të frustruar

Meshkujt zakonisht janë më tepër të tërhequr nga marrëdhëniet seksuale krahasuar me femrat. Kjo ndoshta është edhe arsyeja përse janë më pak të frustruar se gratë. Kjo pasi gjatë orgazmës prolaktina që clirohet ndihmon në qetësimin e trupit. Duke bërë kështu që edhe gjumi të jetë më cilësor.

Pra duhet të dini se mungesa e marrëdhënies seksuale do t’ju bëjë të ndiheni jo vetëm të frustruar por edhe nervozë.

Per nje kujdes te mire dhe ajrosje maksimale te lekures pas lindjes? Zgjidhni pecetat intime Chicco