Femije

Shpesh fëmijët kanë një objekt të caktuar të cilin e përdorin si një “ngushëllim” para gjumit. Por mund të shërbejë edhe si objekt qetësimi në momente të caktuara gjatë ditës. Ai send që nje fëmije përdor për një periudhë kohe me këtë qëllim quhet “kalimtar”dhe mund të jetë prezent edhe në shkollë për fëmijët e rritur.

Marrëdhënia e fëmijës me objektin kalimtar

Në të vërtetë ky objekt i fal fëmijës njëfarë qetësie dhe relaksi sa herë e shtrëngon pas vetes. I fal siguri dhe për vogëlushin është mjaft i rëndësishëm.

Objekti kalimtar, qoftë batanije apo arush e ndihmon fëmijën të përballet me frikën që ndien. E qetëson në një moment të caktuar. Zakonisht ai është prej materiali të butë dhe të ngrohtë. Sipas ekspertëve në njëfarë mënyrë i kujton femijes figurën e nënës. Në fakt për fëmijën sendi kalimtar është mjaft i rëndësishëm kur ajo nuk është e pranishme. Mund ta shoqërojë vogëlushin në kopësht e kudo që ai shkon.

Sendi kalimtar i femijes dhe Winnicott

Duhet të dini se i pari që foli në lidhje me sendin kalimtar të fëmijës ishte mjeku pediatër dhe njëkohësisht psikoanalist, Donald Woods Winnicott. Ai ju referua atij sendi duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm në lidhje me zhvillimin e fëmijës. Sendi në fjalë në fakt sipas tij  e ndihmonte atë të kalonte me lehtësi fazat e zhvillimit gjatë rritjes. Gjithashtu e bënte atë më të aftë për të përballuar me lehtësi. Edhe momentet e ndarjes nga nëna.

Me pak fjalë sendi kalimtar do ta ndihmonte fëmijën që nga lindja të ishte i pavarur nga nëna duke pranuar realitetin e jashtëm pa trauma, dalëngadalë. Fëmija nëpërmjet një arushi apo batanije do të kuptonte pa problem se ai ishte një individ i ndarë nga nëna.

Dhe ndërkohë që flasim për një send kaq të rëndësishëm cili do të ishte i preferuari i fëmijës tuaj?

Komento më poshtë duke ndihmuar kështu një nënë me eksperiencën tënde. Faleminderit!

Femije