Edhe pse botulizmi është një sëmundje e rrallë ju si prindër duhet të tregoni kujdes në ushqimet që fëmija konsumon. Botulizmi mund të shkaktojë pasoja serioze si funksionim jo normal të nervave si edhe dobësim deri në paralizë.

Cfarë e shkakton sëmundjen e botulizmit?

Nëse fëmija kontaminohet nga këto spore ato në njëfarë pike do të jenë në gjendje të prodhojnë toksina të cilat futen në qarkullimin e gjakut.

Botulizmi shkaktohet nga toksinat që prodhohen nga sporet e krijuara prej bakterit Clostridium-botulinum. Disa ushqime e përmbajnë këtë spor prandaj kujdes.

Sipas American Academy of Pediatrics

Prindërit duhet të mbrojnë fëmijën nga botulizmi duke ndjekur skemën e ushqimeve të lejuara për moshën përkatëse. Këtu bën pjesë edhe mjalti i cili nuk duhet të përdoret tek bebat e vegjël. Sipas ekspertëve mjalti është lejuar nga muaji 12 i jetës dhe në vazhdim. Mjalti konsiderohet si një faktor potent rreziku për prekjen e fëmijës nga botulizmi.

Shenjat e botulizmit

  • Turbullim të shikimit ose pamje të dyfishta;
  • Tharje të gojës;
  • Vështirësi në të folur dhe të gëlltitur.

Toksinat mund të shkaktojnë edhe paralizë të trupit, gjymtyrëve, apo traktit respirator. Zakonisht simptomat e botulizmit fillojnë të shfaqen 12-48 orë pas konsumit të ushqimit të kontaminuar.

Gjithashtu botulizmi tek fëmijë mund të shfaqë edhe:

  • Konstipacion (kapsllëk);
  • Të qara;
  • Humbje të shprehive faciale;
  • Fëmija ha shumë ngadalë dhe pak;
  • Dobësim të trupit në përgjithësi.

Si bëhet diagnostikimi i botulizmit?

Simptomat do të ndihmojnë për të treguar nëse dicka nuk shkon dhe më pas vlerësimin e bën mjeku. pasi janë kryer analiza të feces, përmbajtjes së stomakut të fëmijës ose ushqimit që ka ngrënë nxirret rezultati përfundimtar. Pra diagnoza përfundimtare e botulizmit bëhet në laborator.

Si bëhet trajtimi i rasteve të botulizmit tek fëmija?

Zakonisht të gjithë fëmijët kanë nevojë urgjente të shtrohen në spital. Ata ushqehen mirë, rrugët e frymëmarrjes mbahen të pastra dhe mbahen nën kontroll për ndonjë problem të mundshëm respirator.

Në disa raste të vecanta mjeku këshillon edhe marrjen e anti-toksinave e cila ndihmon bllokimin e aktivitetit të toksinave të pranishme në qarkullimin e gjakut.

Dhe në rast botulizmi fëmija mund të ketë nevojë edhe për ndihmë në frymëmarrje apo ushqyerje. Përdoren zakonisht aparate që mundësojnë këto dy veprimtari jetike.