Clomid është një medikament jo-steroidal që ndihmon në rritjen e aftësive riprodhuese.

Si ju ndihmon në fertilitet?

Duke favorizur gjendrën e hipofizës të clirojë më tepër hormone të cilat stimulojnë ovulimin. Zakonisht  rekomandohet nga mjeku për t’u përdorur nga femrat që kanë probleme me ovaiet policistike. Ky është një problem që në shumë raste frenon ovulimin.

A mund të përdoret nëse ushqeni me gji?

Jo, nuk mund të përdoret. Për dy arsye. E para sepse clomid kalon tek fëmija nëpërmjet qumështit. E dyta sepse redukton sasinë e tij.

Cfarë duhet të dini para se ta përdorni?

Nuk duhet ta përdorni nëse jeni alergjike ndaj clomifen si edhe në rastet kur:

  • Keni një gjakderdhje jo normale;
  • Keni kist që nuk ka lidhje me sindromën e ovaies policistike;
  • Keni probleme me mëlcinë, aktiualisht ose më herët;
  • Keni një tumor tek gjendra e hipofizës;
  • Keni probleme me veshkat dhe tiroiden;
  • Jeni tashmë shtatzanë;
  • Nëse mjeku nuk jua këshillon.

Clomid nuk merret në më shumë se 3 cikle trajtimi pasi rritet ndjeshëm rreziku për të zhvilluar tumor në vezore.

Si merret?

Zakonisht  këshillohet të merret për 5 ditë. Trajtimi fillon pikërisht ditën e 5 të periudhës menstruale. Mundësia për të ovuluar është 5-10 ditë pas trajtimit.