Skuqjet e bebelinës, si ta kuptojmë që kemi të bëjme me një problem të tillë?

Nëse lëkura në zonën e bebelinës së fëmijës duket e irrituar me shumë mundësi kemi të bëjmë me skuqje, pra dermatit. Gjithashtu lëkura mund të ngjajë disi e fryrë dhe mund të shkaktojë dhimbje në prekje. Mund të jenë shfaqur edhe pikat e kuqe të cilat kanë tendencën të përhapen edhe në zonën e barkut.

Shumë prindër në një moment të caktuar përballen me skuqjet e lëkurës në zonën e bebelinës. Kjo sidomos gjatë vitit të parë të jetës.

Si ka mundësi që lëkura e fëmijës të jetë skuqur pas kujdesit që kam treguar?

Arsyet mund të jenë të ndryshme:

  • Lëkura e fëmijës mund të jetë irrituar si pasojë e lagështirës. Edhe bebelinat më përthithëse e lejnë disi të lagur lëkurën. Në momentin kur urina e fëmijës përzihet me bakteret e gjendura tek fecet formohet amoniaku. I cili është tepër agresiv në lëkurën e fëmijës. Nuk është cudi që gjatë diarresë të keni të bëni me më tepër skuqje se zakonisht.
  • Skuqja në lëkurën e zonës intime mund të shkaktohet edhe nga bebelinat me aromë, dhe kimikate (lexoni këtu përse këshillohen Pingot në këtë rast). gjithashtu edhe përdorimi i detergjentëve me aroma të forta tek veshjet intime shkakton problemin në fjalë.
  • Futja në dietën e fëmijës e ushqimeve të reja mund të shkaktojë skuqje të zonës së bebelinës. Sidomos luleshtrydhet dhe lëngjet e frutave janë vërtet problematike.
  • Edhe bakteret apo infeksionet fungiale mund të shkaktojnë skuqje të zonës së bebelinës. Duke qënë se kjo është zonë e ngrohtë mundësohet rritja e mikro-organizmave.
  • Përdorimi i antibiotikëve është një tjetër shkak që ndikon në skuqjen e lëkurës së fëmijës. e madje kjo ndodh edhe në rastet kur është nëna gjidhënëse që merr antibiotik.

Si mund të trajtohet skuqja në zonën e bebelinës?

  • E mbani të thatë lëkurën e fëmijës dhe ndërroni shpesh bebelinën. Kjo nënkupton edhe ndërrimet e fëmijës gjatë natës.
  • Mos e fërkoni lëkurën e fëmijës me peshqir.
  • E shpëlani me ujë të bollshëm lëkurën e fëmijës pas cdo ndërrimi. Mos përdorni letra të lagura që përmbajnë alkool apo aromë.
  • Përdorni pastë me oksid zinku për lëkurën. Ajo krijon një barrier midis bebelinës dhe zonës intime të fëmijës.
  • Përdorni bebelina pak më të mëdha gjatë ditëve të skuqjes. Në këtë mënyrë do të mundësohet ajrosja e mirë e lëkurës.
  • Nëse koha është e mirë e lini fëmijën për pak pa bebelinë.