Në një momoment mund të përballeni me refuzimin e fëmijës ndaj qumështit. Sipas mjekes Martina Carabetta bëhet fjalë përgjithësisht për regresionin fiziologjik të muajit 4-5. Sipas saj fëmija në këtë moshë fillon të refuzojë të pijë qumësht duke qënë se ka më tepër kuriozitet për botën që e rrethon.

Si ta kuptoni që fëmija refuzon të pijë qumësht?

Në këtë moment kur ju i jepni të pijë qumësht fillon të qajë. Nga ana tjetër bebi fillon të lagë më pak bebelina se zakonisht. Pra kështu kuptohet se ai nuk është duke u ushqyer si duhet.

Si të veporojmë kur fëmija refuzon të pijë qumësht?

Këshillohet të praktikohet ushqyerja e fëmijës duke lëvizur nëpër shtëpi. Pra ju e mbani në krahë dhe ecni ndërsa i jepni qumësht. Ndërkaq gjatë ditëve të refuzimit ju duhet të vendoseni në dispozicion të ushqyerjes me gji. Kjo nënkupton ofrimin e gjirit edhe ndërsa fëmija është në gjumë. Nëse fëmija pavarësisht asaj që ju bëni vazhdon refuzimin, dhe bebelinat nuk lagen më si më parë shikoni urinën. Nëse ajo është e verdhë dhe me aromë të rëndë keni të bëni me dehidratim të fëmijës. Këshillohet shtrydhja e gjirit dhe dhënia e qumështit me lugë apo gotë sipas moshës së fëmijës.

 

Qumesht qumesht qumesht