Bullizmi është një nga problemet më të mëdha me të cilin shumë prindër në shoqërinë tonë po përballen cdo ditë. Personalisht jam e tmerruar nga ideja që një ditë fëmija im mund të bëhet pre e bullizmit, apo personazh bullist! Është e dhimbshme! Duke qënë kështu po përcjelll edhe tek ju disa nga këshillat që ekspertët e huaj japin përtë gjitha ne nënat. Për të gjithë baballarët në mënyrë që të jemi në gjendje të  mbrojmë fëmijët nga fenomeni bullizmit!

Stop bullizmit! Ja si t’ja arrini…

Ky nuk ëhstë një problem vetëm në shqërinë tonë, por një problem me karakter botëror. Fatmirësisht në disa vende si Finlanda është arritur të mbahet nën kontroll.

Si ja kanë dalë?

Nëpërmjet programit “KiVa” i cili në këtë shtet ka hyrë në fuqi nëpër shkolla duke filluar nga viti 2007. Mbështetjen dhe vëmendjen e plotë e ka marrë edhe nga qeveria. Program kundër bullizmit ka në thelb krijimin e grupeve të përbërë nga viktimat e bullizmit.

Viktimat e bullizmit mblidhen së bashku dhe luftojnë kundër këtij problemi. Dhe duket se rezultatet janë më të kënaqshme kur puna bëhet në grup për një qëllim të vetëm . Në shumë raste bullisti ndërron sjellje në drejtim të viktimës.

Grupet e krijuara nëpër shkolla janë të ndarë sipas moshave dhe për pasojë mund të prezantojnë tek fëmijët disa forma të bullizmit. Në këtë mënyrë ata kuptojnë si paraqitet bullizmi dhe për pasojë kanë edhe zgjidhjen për secilin rast. zgjidhja dhe format mësohen tek këto grupe të krijuara.

Mbi të gjitha i kushtohet një rëndësi e madhe edhe ndjenjës së empatisë tek fëmijët. Në këtë mënyrë edhe bullizmi do të jetë më i lehtë të luftohet.ky program ka rezultuar të jetë një sukses i vërtetë duke qënë se tek shkollat finlandeze është arritur një komunikim më i mirë mes nxënësve. Sigurisht përfitimet kan qënë të mëdha edhe përsa i përket uljes së numrit të rasteve me ankth dhe depresion.

Per me teper informacione dhe keshilla na ndiqni ne faqen tone te facebook–> Bota e Gruas

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

2 × five =