Bullizmi si fenomen

Sipas fjalës së fundit të ekspertëve italianë, nënat e fëmijëve që shkaktojnë viktima të bullizmit janë më keq se fëmija. Ato konsiderohen bashkëpuntore të sjelljes së keqe duke bëqrë gjithcka për të justifikuar fëmijën. Nëna në këtë rast e di që dikush është kthyer në pre të bullizmit. E njohin shumë mirë dhunën fizike apo verbale që karakterizon fëmijën. E kanë “shijuar” në njëfarë mënyre por thjesht nuk kanë marrë asnjë masë.

Përse nënat e fëmijëve që shkaktojnë bullizëm konsiderohen fajtore?

Sepse ato e dinë natyrën e fëmijës. por thjesht nuk duan ta diskutojnë dhe nga ana tjetër mund të jenë edhe vetë në ankth. Nëna përpiqet të fshehë bullizmin që fëmija po shkakton kundrejt një fëmije tjetër. Nuk ka dëshirë që fëmija të etiketohet si problematik edhe pse është përgjegjësi prindërore të merret me rastin.

Shkolla dhe bullizmi

Ka përgjegjësine dhe gabimet e veta. Në momentin që një fëmijë vuan si pasojë e bullizmit, ky institucion nuk duhet të minimizojë ngjarjen dhe pasojat nga frika e reputacionit.

Nenat e viktimave dhe bullizmi

Nënat e viktimave të bullizmit duhet të vendosin nënën e fëmijës problematik para përgjegjësisë. Shmangia dhe mos ballafaqimi nuk është asnjëherë zgjidhje prandaj duhet të reflektojmë. Nëna e fëmijës problematik duhet të kuptojë rëndësinë e komunikimit me fëmijën.

Por duket se kohët e fundit në shoqërinë tonë po ngatërrohen shumë probleme: bullizmi, indiferenca, dhe heshtja ndaj një “krimi”. Dhe kjo është vërtet shumë serioze me pasoja tepër serioze për bullizmin si fenomen.

 

Te luftojme bullizmin ka rendesi te madhe! Komentoni me poshte mendimin tuaj ne lidhje me fenomenin problematik qe po hasin femijet ditet e sotme.

Komentoni poshte reklamave