Të lindurit e shenjës së bricjapit dominohen nga Saturni. Këta vogëlushë janë të qetë, nuk bëjnë kapricio dhe mund të qëndrojnë edhe vetëm për pak kohë pa u grindur nga nevoja për ta marrë në krahë.

Fëmijët e lindur në shenjën e bricjapit tregojnë në njëfarë mënyre që të vegjël dëshirën për të qënë të pavarur. Mund të themi se ngjajne me një të rritur “në miniaturë”. Mendojne shumë, jane fëmijë te llogjikshëm, te bindur dhe pak qaramane. Fëmijët e shenjës së bricjapit pëlqejnë të qëndrojnë mes lodrave dhe nuk pëlqen lojërat në grupe të mëdha.

Ai mund të ngjajë si fëmijë që ka nevojë për pak dashuri!

Duke qënë me karakteristikat e mësipërme, fëmijët e shenjës së bricjapit mund të duken të ftohtë dhe nga ana tjetër sikur nuk kanë nevojë për shumë dashuri. Por kujdes! Në të vërtetë vogëlushi juaj është tepër emotive dhe i druhet shumë faktit se ndoshta në ndonjë moment mund të lihet pas dore.

Fëmijët e shenjës së bricjapit kanë një inteligjencë të lindur pikë së pari. Ata llogjikojnë shumë mirë dhe kanë të zhvilluar së tepërmi shpirtin e kritikut. Aftësitë në përqëndrim janë maksimale.

Ata shquhen për vëmendjen që tregojnë,organizimin si edhe aftësitë analizuese. Poor… kanë edhe defekte! Ata nuk janë të komunikueshëm gjë që i bën shpesh edhe të “izolohen”. Por duhet të dini se këta fëmijë ndiejnë shumë dashuri përbrenda edhe pse rrallë e shprehin.

Cfarë duhet të bëni?

Në këtë rast prindërit e fëmijëve të shenjës së bricjapit duhet të ndihmojnë të shprehin ndjenjat. Duhet të shprehin dashuri kundrejt tyre. Fëmijët e kësaj shenje janë gjithashtu edhe tepër të bindur, gjithmonë gati të kryejnë detyrat që ju caktohen. Ju pëlqen të marrin përsipër përgjegjësi të vogla. Dëshirojne një familje të qetë, në harmoni dhe që ju ofron gjithë sigurinë për të cilën kane nevojë.