Pastrimi i biberonit në mënyrën e duhur është dicka shumë e rëndësishme. Kjo mundëson ndalimin e futjes në kontakt të fëmijës me baktere. Normalisht në lidhje me këtë ekzistojnë shumë mite prandaj duhet të njihni mënyrën e duhur për të mbrojtur shëndetin e fëmijës.

Të porsalindurit nuk e kanë të zhvilluar mirë sistemin imunitar prandaj orgnizmi nuk është në gjendje të mbrohet si duhet nga bakteret. Pra nëse nuk e pastroni si duhet biberonin rreziku i marrjes së ndonjë infeksioni është tepër i lartë.

Pra si duhet të veprojmë për të pastruar si duhet biberonin e fëmijës?

Ka shumë teknika për të pastruar shishet dhe thithat. Ju duhet të siguroheni që pas cdo vakti të largoni të gjitha mbetjet ushqimore në mënyrë që mikroorganizmat të mos dëmtojnë shëndetin e fëmijës.

Sterilizimi është një temë për të cilën ka shumë debate. Shumë mjekë mendojnë se nuk ka nevojë për sterilizim, do të mjaftonte ujë i nxehtë dhe detrgjent. Gjithsesi ne preferojmë të besojmë dhe përcjellim tek ju faktin që biberoni ka nevojë për sterilizim. Sidomos nëse po përdoret për herë të parë.

Metodat e pastrimit të biberonave

Me anën e mikrovalës

Për të realizuar këtë ju nevojitet një kuti e posacme e cila mbushet me ujë dhe vendoset në mikrovalë. Më parë duhet të kontrolloni për trekëndëshin ku shkruhet PA. Nëse e kanë me shumë mundësi mund të prishet prandaj os e fusni në mikrovalë. biberon

Në të ftohtë

Për të pastruar biberonat në këtë mënyrë do t’ju nevojiteshin produkte specifike. Ato hidhen ne ujë dhe më pas futen biberonat për një kohë të caktuar. biberon

Pastrimi i biberonit, uji dhe detergjenit është mjaftueshëm?

Kjo është metoda më efikase që përdoret nga prindërit sepse mbi të gjitha është më e lehta. Në këtë rast ju nevojitet një detergjent i posacëm me të cilin pastrohet shishja dhe thithat.

Pjesa më e rëndësishme është unaza dhe maja e silikonit te biberonit, vende në të cilat akumulohet më tepër ushqim. Për këtë do t’ju shërbejë edhe furca larëse.

Mos e thani biberonin me pecetë por në një vend pa pluhur dhe në mënyrë natyrale.

Per e teper keshilla dhe informacione na ndqini edhe ne faqen tone te facebook–>Bota e Gruas

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eighteen − 5 =