Bebelinat pingo, përse duhet t’i zgjidhni?

Përzgjedhja e bebelinave të duhura gjithmonë kanë qënë një problem për ne nënat, pavarësisht moshës së fëmijës. Kjo pasi lëkura e vogëlushëve është tejet delikate dhe normalisht i tillë duhet të jetë edhe produkti që përdoret.

Atëherë cfarë do t’ju  sugjerojmë?

Që të keni parasysh disa detaje ndërsa zgjidhni këtë produkt. Bebelinat duhet të përmbushin disa kritere përsa i përket cilësisë. Nuk mjafton vetëm të mos e nxjerrë urinën apo fecet jashtë (edhe pse kjo sigurisht është një nga kriteret që duhet të plotësojnë). Cilat janë këto kritere do t’jua cilësojmë me detaje më poshtë. Ndërkohë vlen të theksojmë se në rastin konkret Pingot përmbushin më së miri kriteret e një bebeline me cilësi të lartë.

Lidhja bebelinë-irritim

Shumë lloje bebelinash shkaktojnë skuqje dhe irritime serioze në lëkurën e fëmijës. Zakonisht kjo ndodh në rastet kur pelenat janë të përbëra nga mbetje të plastikës. Në rastin konkret Pingo-t janë të përbëra nga materiale natyrale dhe për pasojë skuqjet do të mund t’i mbani larg lëkurës së vogëlushit tuaj përsa kohë i përdorni. Kjo duke qënë se përthithja maksimale do të mbajë larg lëkurës së fëmijës lagështirën dhe fecet.

Indikatorët e lagështirës

“E si ta kuptoj kur është momenti për ta ndërruar?” Kjo është një pyetje që jam e sigurt se ja keni bërë apo ja bëni shpesh vetes. Dikush ju këshillon ta bëni sa herë bebi pi, dikush cdo 2-3 orë, dikush kur bebelina duket e mbushur… E vështirë apo jo? Sidomos në fillimet e mëmësisë kur bebushi urinon cdo 20 minuta dhe ju si nënë e re shpesh jeni në dilemë nëse të zbatoni një këshillë apo tjetrën. Në këtë rast Pingo ju tregon se kur është momenti ideal! Si? Duke ndryshuar nga të verdhë në blu ngjyrën e shiritit që ndodhet në pjesën e përparme të bebelinës.

Dhe jo vetëm!

Ka ende arsye përse Pingo vlen të jetë bebelina e fëmijës tuaj. Para së gjithash duhet të theksojmë se janë Pingo-t bebelinat që në vitin 2017 janë cilësuar si produkti më i mire ekologjik.  Jo pa qëllim Pingo konsiderohet si një nga shpikjet më të domosdoshme të dekadave të fundit. Përse?

Për disa arsye:
  • Nuk përmban vajra, apo mbetje druri si përbërësit më të rëndësishem të saj.
  • Nuk përmban klor, kolorantë, locione, parfum apo përbërje të tjera kimike.
  • Ka certifikime ekologjike.
  • Nuk përmban ngjyrues.
  • Thith rreth 25% më tepër se pelenat e tjera.
  • Shtresa kryesore e bebelinave Pingo është e përbërë nga celuloza e cerfifikuar FSC. Përse shëërben kjo? Për t’i bërë pyjet më të qëndrueshme! Pra benefite edhe për mushkëritë e vogëlushëve.
  • Pingo prodhohet me energji elektrike të gjelbër, të certifikuar NaturemadeStar.
  • Edhe pse në përbërjen e saj janë përdorur më pak materiale, cilësia dhe rehatia e bebelinave është maksimale.

Që në prekjen e parë do të dalloni materialin me gëzof të testuar nga dermatologë. Normalisht edhe lirshmëria në lëvizje si pasojë e shiritave të gjerë dhe elastikë është një detaj shumë i rëndësishëm. Pra ju do të mund t’i aiguroni fëmijës mbrojtje dhe rehati gjatë ditës si edhe gjatë natës duke zgjedhur produktin Made In Swiss. Falë HollebabyAlbania e gjejmë edhe në farmacitë e qyteteve tona, apo dyqanet e bebave në Korcë, Durrës, Elbasan.

Për më shumë informacione na shkruani, ose mund të kontaktoni drejtpërsëdrejti me faqen zyrtare të produktit. E gjeni ne Instagram Hollebabyalbania (klikoni ketu per t’u lidhur direkt) 

Perkatesisht bebelinat jane te disponueshme ne masat:

Numri 1 per peshen 2-5 kg (800 leke)

Numri 2 per peshen 3-6 kg (1 350 leke)

Numri 3 per peshen 4-9 kg (1 600 leke)

Numri 4 per peshen 7-18 kg (1 600 leke)

Numri 5 per peshen 11-25 kg (1 500 leke)

Numri 6 per peshen 15-30 kg (1 500 leke)

Gjithashtu te disponueshme ne cdo pike shitje edhe letrat e lagura, paketimi 80 fije.  Pa arome dhe ngjyrues, te pasura me Aloe Vera.

 

 

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

fifteen − 10 =