Pasi jeni kthyer në shtëpi me beben tuaj duhet të filloni të kujdeseni për të vetëm ju si nënë, pra tashmë në ndihmë nuk ju vijnë më mjekët dhe infermieret e maternitetit. Ju duhet ta ushqeni, lani, ndërroni etj.

 

Në lidhje me këtë kujdes që duhet të tregoni ka disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë!

  • Ju si nënë duhet të qëndroni sa më pranë bebit duke e mbajtur ngjitur me trupin tuaj. Në lidhje me këtë mund t’ju vijë në ndihmë marsupi i quajtur ndryshe edhe “efekti kangur” dhe ka tepër përfitime për fëmijën e lindur parakohe.
  • Kujdes me temperaturën. Bebi juaj duhet të qëndrojë në të ngrohtë prandaj në lidhje me këtë mund t’ju vijë në ndihmë edhe batanija me zinxhir (thesi i gjumit). Kujdes të mos ketë ftohtë pasi është tepër i ndjeshëm por kujdes edhe të mos i hidhni shumë batanije sipër pasi rritet rreziku i SIDS.
  • Si ta ndihmoni të flejë. Ai do të zgjohet shpesh pasi e merr uria dhe normalisht nuk do të bëjë një gjumë shumë të qetë, ashtu si edhe gjithë bebet e tjera. Por ju mund ta ndihmoni të bëjë një cikël më të rregullt gjumi duke përshtatur ambientin. Ai duhet të jetë i errët, i ngrohtë dhe i qetë.
  • Kujdes nga SIDS. Kjo është sindroma e vdekjes së papritur të laktantit në gjumë dhe bebet prematurë janë më tepër të rrezikuar. Duke qënë kështu është mirë të merrni disa masa parandaluese. Mos e lini asnjëherë përmbys nëse nuk jeni atje. Këmbët e bebes duhet të prekin gjithmonë fundin e krevatit. Batanijet nuk duhet të jenë shumë të trasha dhe nuk duhet të shkojnë tek fytyra e bebes. Asnjëherë mos konsumoni duhan brenda në shtëpi dhe asnjëherë mos flini bashkë me fëmijën nëse jeni tepër të lodhur, keni konsumuar alkool, medikamente etj. Mbani larg beben që fle nga burimi i nxehtësisë apo rrezet e diellit. Dhoma ku bebi fle nuk duhet të jetë më tepër se 18 gradë.
  • Larja e bebit. Ju mund të lani beben tuaj normalisht si një bebe tjetër që ka lindur në term.
  • Nëse bebi ka lëkurë të thatë nuk duhet të përdorni asnjë lloj produkti pa folur më parë me mjekun. Edhe letrat e lagura apo produkte të tjera duhet të këshillohen nga mjeku për t’u përdorur në një moment që lëkura do të jetë me e trashë.

Kur lani bebin përdorni vetëm ujë. Nuk keni nevojë të bëni banjo çdo ditë por mund ta pastroni edhe me copa pambuku gjatë ditëve kur nuk e lani plotesisht.

Mund t’ju vije ne ndihme edhe:

Cilat jane problemet shendetesore me te cilat perballet nje bebe premature?

Qumeshti i formules, si ta kuptojme kur femija eshte alergjik?

7 gjerat qe duhet te dini rreth acidit folik