bebe

Gjithmonë do të kenë kuriozitetin të dinë sa ka lindur bebi, e madje edhe ju vetë do të pyesni menjëherë mjekun në lidhje me peshën apo gjatësinë e bebes. Normalisht nuk ka vend për krahasime duke qënë se bebet janë të ndryshme dhe për pasojë edhe pesha apo gjatësia do të jetë e ndryshme. megjithatë për të krijuar një ide rreth përmasave të bebes tuaj lexoni më poshtë.

Sa do të jetë pesha dhe gjatësia e fëmijës në momentin e lindjes?

Nëse bebja vjen në jetë në term atëherë edhe pesha e tij do të jetë rreth 2600-4000 gr. Një mesatare rreth bebave të lindur në javët 38-42 do të jetë 3500 gr.

Në fillim pas lindjes bebet do të kenë një rënie me rreth 10% të peshës së lindjes, dhe më pas do të rifitohet rreth 15 ditë më pas. Në muajin e 6 pesha do të dyfishohet dhe në muajin e 12 do të trefishohet.

Gjatësia e një bebe të lindur në term do të jetë 50-52 cm. Rrahjet e zemrës 120-150 në minutë dhe frymëmarrja 35-50 në minutë.

Pra kjo është ajo që duhet të prisni nga bebi juaj menjëherë pas lindjes.

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

13 − 12 =