Mjafton të themi emrin Sabri Fejzullahu dhe na kujtohet një artist i madh i skenës shqiptare i cili nuk linte rast pa dalë për të kënduar me një buzqeshje tepër të madhe. Rrugën e tij e ka ndjekur që në moshë të vogël edhe Ermal Fejzullahu i cili është jo pak i pëlqyer nga publiku.

Por do të thoja se kjo familje nuk spikat vetëm për artistë të mëdhenj në skenë, mendoj se kjo familje spikat edhe për artistë të mëdhenj në jetë! Mjafton të ndjekësh një prej tyre në Instagram dhe do të kuptosh se ke të bësh me një familje si në përralla.

Ermali përkrah një bashkëshorte të bukur dhe pozitive, me një paraqitje të kuruar e veshje të modës së fundit. Kjo e fundit, Ariana Fejzullahu nuk le rast pa shprehur dashurinë e saj jo vetëm për Ermalin por edhe për Sabri e Nera Fejzullahu, pra vjehërit të cilët nuk nguron t’i quajë edhe krenari e bekim në jetën e saj.

Edhe Nera nga ana tjetër nuk refuzon t’i dhurojë nuses unaza me gurë të cmuar si ajo që Ariana Fejzullahu ka marrë për festën e 8 marsit. Pra shohim njerëz që kujdesen për njëri-tjetrin dhe kurojnë deri në detaj përpjekjet për të bërë të lumtur cdo pjesëtar të familjes.

Ermali me Arianën kanë disa vite martesë dhe kanë sjellë në jetë 3 fëmijë: Arti, Buna dhe Era.  E sic shkruan edhe vetë Ariana në Instagram ajo është e  martuar me një bashkëshort të mrekullueshëm, nënë e 3 ëngjëjve. Pra duket se jeta e tyre është vëërtet si në përralla!

 

 

Ju sugjeroj te lexoni edhe:

Emina Cunmulaj, asgje ne jete nuk eshte falas!

5 veshjet me te mira te Kate Middleton gjate shtatzanise se trete

Brenda shtepise 25 milion dollareshe te Angelina Jolie

Nena ideale? Princeshe Diana

Facebook Comments